Menaxhimi i cilësisë
LUV kryen analizat e ushqimit me prejardhje shtazore, mbetjeve në ushqim dhe ushqimit të kafshëve, monitoron dhe diagnostikon sëmundjet e kafshëve, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të kafshëve, shëndetit publik dhe sigurisë ushqimore.
Në fushën e diagnostikimit dhe monitorimit te sëmundjeve kryhen analizat për diagnostikimin dhe kontrollin e sëmundjeve të kafshëve në Kosovë.
LUV bën monitorimin e sëmundjeve zoonotike në Kosovë që kryhen nëpërmes analizave të sëmundjeve të shpendëve, bletëve dhe kafshëve te egra si dhe analizat e monitorimit të sëmundjeve si: Bruceloza, Leukoza, Gripi i Shpezëve, Sallmonellozë, IBR, BVD, etj.
- Analizat e parametrave mikrobiologjike të ushqimit.
- Analizat e parametrave fiziko-kimik dhe mikrobiologjik të qumështit dhe produkteve të qumështit.
- Analizat e parametrave fiziko-kimik dhe mbetjeve veterinare në ushqim.
Laboratori i ushqimit dhe veterinarisë ka këta sektor
Akreditimi i LUV
LUV është akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit të Kosovës me datë 11.02.2014 deri më 11.02.2018. LUV ka vazhduar ri-akreditimin e dytë nga data 11.02.2018 deri më 14.02.2022.
Përfitimet nga Akreditimi
LUV ka punonjës profesional dhe me përvojë të cilët vazhdimisht perfeksionohen me trajnime, vizita studimore dhe aktivitete të tjera të ndryshe.
LUV është pajisur me pajisje bashkëkohore dhe mbështetje kompjuterike ashtu që të mund të testojë produktet me metodat e testimit nga fusha e zbatimit të akreditimit.
Pajisjet mirëmbahen dhe rregullisht kalibrohen në mënyrë që çdo herë të fitohet rezultat i saktë dhe i besueshëm. Po ashtu, LUV merr pjesë në Teste të Proficiencës dhe Teste Ndërlaboratorike konform standardeve dhe planit të laboratorit.
LUV çdo herë është mbështetur nga projekte të ndryshme të cilat kanë ndikuar që LUV të shtoj numrin e metodave testuese, të përdorë pajisje konfirmative dhe të bëjë validimin e metodave.
Fokusi ynë është të ofrojmë rezultate të sigurta dhe të arrijmë pritshmëritë e klientit duke zbatuar politikat dhe objektivat e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë.