Sektori i Kimisë ushqimore mbetje veterinare dhe analiza të qumështit

Ne shkurt të vitit  2007 në kuadër të LUV ka filluar punën Laboratori i Kontrollës së cilësisë së qumështit,  për procesim teknologjik objektiv e të cilit ishte Monitorimi i kualitetit të qumështit ( njësi bakteriale, qeliza somatike dhe parametra kimik ) për konsume të gjëre ne Kosovë baze e te cilit ka qene Udhezimi administrative 20/2006 per cilësi . Laboratori eshte mbeshtetur nga Projekte USAID – it.

Laboratori është i një rendesie nacionale dhe ka paraqit   per here të pare ne vitin 2007  te dhëna per cilesisne  e qumështit ne Kosove

Ne vitin 2009- 2010 veprimtaria e këtij laboratori ka filluar te zgjerohet,  kanë filluar testet e para për prezencën e antibiotikëve në qumësht, dhe ka lind nevoja qe puna të vazhdoj edhe në një laborator tjetër ne kuadër te LUV-it, ku  me vone janë  zyrtarizuar si  dy sektorë si Sektori i Kimisë Ushqimore dhe Mbetjeve Veterinare dhe Sektori i analizave të qumështit.

Sektori i Kimisë Ushqimore dhe Mbetjeve Veterinare është  i një rëndësie të veçantë në kontrollin e cilësisë së ushqimit, kontaminantëve dhe mbetjeve veterinare në ushqimin me prejardhje shtazore dhe ushqim te kafshëve.

 Ne kuadër të  një pilot projekti ,  laboratorët e këtij sektori kanë  testuar rreth 1000 mostra të qumështit , 200 mostra të vezëve dhe 200 mostra të  mishit për prezencën e antibiotikëve.
Janë  kryer rreth 700 mostra  për mykotoksinën  në  qumësht ( AFM1) ku me këtë  metodë  sektori ka marrë  pjesë  edhe në  test të proficiencës në  vitin 2010 dhe ka arritur rezultate të  knaqëshme . Gjatë vitit 2012  janë përgatitur metodat për Parametrat fiziko kimik  për testim te ushqimit me prejardhje shtazore ne harmoni me ISO standardet.

 

Sfera e aktivitetit

Kryerja e testeve për plane Nacionale për cilësinë e ushqimit me prejardhje shtazore dhe ushqim te Kafshëve.

Testim te mostrave te ushqimit me prejardhje shtazore për Planin Nacional te Monitorimit te Mbetjeve

Materiali për testim

Mishi dhe produktet e mishit

Qumështi dhe produktet e qumështit

Vezët

Mjalti

Ushqimi I Kafshëve

Menaxhimi i cilësisë

Praktikë të mirë laboratorike

Gjithmonë të kryej testime në përputhje me metodat që përdoren në harmoni me legjislacionet vendore dhe te EU.

Përpiqet për kënaqësinë e konsumatorëve me punën dhe cilësinë e testimit

Përgatit metoda të reja të punës në përputhje me pajisjet për testim.

Përgatit politikat e cilësisë në bashkëpunim me të gjithë stafin e sektorit

Objektiv  i  Sektorit te Kimisë Ushqimore dhe Mbetjeve Veterinare ka qenë që  të jet në gjendje,  të aplikoj edhe metodat që të konfirmoj rezultatet e testuara me aparaturën moderne që e posedon   ( HPLC, LCMSMS, GCMS).

Gjatë vitit 2016-2018  edhe Sektori i Kimisë Ushqimore dhe Mbetjeve Veterinare  ka  pas mbështetjen e Projektit të Binjakëzimit , ku fokusi ka qenë përgatitje e stafit për punë me GCMS, HPLC dhe LCMS si dhe Validimi i Metodave ne baze te Udhëzimit Administrativ 13/2016 – kriteret e përformancës se metodave analitike – ( EU 657/2002) .

Falë bashkëpunimit me këtë projekt stafi i këtij Sektori ka qëndruar ne Gjermani – Institute për testimin e ushqimit me prejardhje shtazore.

 

Llojet e testimeve te cilat kryhen ne SKUMV