Laboratori i Qumështit

Ky laborator është akredituar nga ana e DAK –ut (Drejtoria e Akreditimit të Kosovës) dhe riakredituar ne vitin 2018 .
Puna në Laboratorin e qumështit bëhet në bazë të PSO (procedurat standarde të operimit) për të gjitha metodat e cekura me lartë ,plotësimin e formave të sistemit të cilësisë (FSC).
Kalibrimi i pajisjeve bëhet me mostra referente të parapara me Sistemin e Menaxhimit të cilësisë.
Ky laborator është përgjegjës për testimin e qumështit të freskët , i cili merret në fermat e Kosovës , dhe sjellët në laborator , Qumështi duhet të jetë i freskët i cili është marrë nga një apo më tepër mjelje të rregullta të kafshëve të shëndosha dhe vjen në laborator më epruvetat e përgatitura më konzervans .

Paisjet që përdoren për testim 

BactoScan ™ FC – është pajisje  e  cila  bënë  numërimin e kolonive  të bakterijeve në qumësht (CFU) dhe numrin individual të bakterijeve (IBC). Kjo   pajisje  punon sipas Teknologjisë së sistemit rrjedhës  (Cytometry Epifluorescente ), pajisja punon sipas  standardit   ISO  21187

MilkoScan FT 120–  është pajisje   cili bën matjen  parametrave fiziko-kimik.  Kjo pajisje punon  në principin e  Spektrofotometrisë  infra të kuqe ,pajisja punon sipas  standardit ISO 9622.

Fossomatic™ Minor – është pajisje  e  cila  bënë numërimin e qelizave somatike në qumësht.  Kjo pajisje punon  sipas Metodës Flour optics elektronike , pajisja punon sipas   standardit ISO  13366-2.

Lista e parametrave që testohen janë

Kolonite bakteriale

Numri i qelizave somatike

Yndyra

Proteina

Laktoza

Materia e thate jo-yndyrore

Totali i materies se thate

Pika e ngrirjes

Aciditeti dhe Densiteti

Në bazë të Udhëzimit Administrativ 20/2006 ” Për standardet e cilësisë dhe kategorizimi të qumështit te freskët” , Në këtë laborator bëhet edhe kategorizimi i mostrave të qumështit .

Lloji i qumështit
Kategorizimi
Numri i mikroorganizmave
Numri i qelizave somatike
Qumështi i lopës
Ekstra Klasë
≤80.000
≤ 300.00
Qumështi i lopës
Klasa I
≤ 100.00
≤  400.000
Qumështi i lopës
Klasa II
≤ 300.00
≤ 500.00
Qumështi i lopës
Klasa III
≤ 500.00
≤ 750.00
Qumështi i deles dhe dhisë
Ekstra Klasë
≤1.300.00
Add New
Qumështi i deles dhe dhisë
Klasa I
≤ 1.500.00
Add New
Qumështi i deles dhe dhisë
Klasa II
≤ 2.000.000
Add New
Qumështi i deles dhe dhisë
Klasa III
≥ 2000.00
Add New

Duke u bazuar në analizat laboratorike të kryera dhe kategorizimit të qumështit , fermerët marrin subvencionet nga Ministria e Bujqësisë , Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).