Laboratori i Qumështit
Me posht e keni linkun e rezultateve te qumeshtit.
Linku i rezultateve të qumështit
Ky laborator është akredituar nga ana e DAK –ut (Drejtoria e Akreditimit të Kosovës) dhe riakredituar ne vitin 2018 .
Puna në Laboratorin e qumështit bëhet në bazë të PSO (procedurat standarde të operimit) për të gjitha metodat e cekura me lartë ,plotësimin e formave të sistemit të cilësisë (FSC).
Kalibrimi i pajisjeve bëhet me mostra referente të parapara me Sistemin e Menaxhimit të cilësisë.
Ky laborator është përgjegjës për testimin e qumështit të freskët , i cili merret në fermat e Kosovës , dhe sjellët në laborator , Qumështi duhet të jetë i freskët i cili është marrë nga një apo më tepër mjelje të rregullta të kafshëve të shëndosha dhe vjen në laborator më epruvetat e përgatitura më konzervans .
Pajisjet të cilat përdoren për testim janë :
BactoScan ™ FC – është pajisje e cila bënë numërimin e kolonive të bakterijeve në qumësht (CFU) dhe numrin individual të bakterijeve (IBC). Kjo pajisje punon sipas Teknologjisë së sistemit rrjedhës (Cytometry Epifluorescente ), pajisja punon sipas standardit ISO 21187
MilkoScan FT 120– është pajisje cili bën matjen parametrave fiziko-kimik. Kjo pajisje punon në principin e Spektrofotometrisë infra të kuqe ,pajisja punon sipas standardit ISO 9622.
Fossomatic™ Minor – është pajisje e cila bënë numërimin e qelizave somatike në qumësht. Kjo pajisje punon sipas Metodës Flour optics elektronike , pajisja punon sipas standardit ISO 13366-2.
Lista e parametrave që testohen janë:
1. Numri i kolonive bakteriale
2. Numri i qelizave somatike
3. Yndyra,
4. Proteina
5. Laktoza
6. Materia e thatë jo yndyrore
7. Totali i materies së thatë
8. Pika e ngrirjes
9. Densiteti dhe
10. Aciditeti
Në bazë të Udhëzimit Administrativ 20/2006 ” Për standardet e cilësisë dhe kategorizimi të qumështit te freskët” , Në këtë laborator bëhet edhe kategorizimi i mostrave të qumështit .
Tabela 1 Kategorizimi i Qumështit;
Lloji i qumështit |
Kategorizimi |
Numri I mikroorganizmava |
Numri I qelizat somatike |
Qumështi i lopës |
Ekstra klasë |
≤80.000 |
≤ 300.000 |
Klasa I |
≤100.000 |
≤ 400.000 |
|
Klasa II |
≤300.000 ≤ |
≤500.000 |
|
Klasa III |
≤500.000 ≤ |
≤750.000 |
|
Qumështi i deles dhe i dhisë |
Ekstra klasë |
≤1.300.00 |
|
Klasa I |
≤1.500.00 |
|
|
Klasa II |
≤2.000.000 |
|
|
Klasa III |
≥2000.000 |
|
Duke u bazuar në analizat laboratorike të kryera dhe kategorizimit të qumështit , fermerët marrin subvencionet nga Ministria e Bujqësisë , Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).