Në kuadër të komponentës së dytë , aktivitetit 2.6 te projektit të Binjakëzimit “Mbështetje në fuqizimin e kapaciteteve të sistemit të prodhimit dhe mbrojtjes së bimëve në Kosovë” është mbajtur pjesa e tretë e apo përfundimtare e trajnimit për trajnerë nga ekspertet e Letonisë Velta Evelone, Drejtoresh e Departamentit të kontrollit të farërave nga Shërbimi Shtetëror për Mbrojtjen e Bimëve të Letonisë dhe Nina Puneiko Inspektore përgjegjëse për kontrollin e farërave. Pas përfundimit me sukses të sesioneve trajnuese teorike dhe fushore kandidatët kaluan me sukses testet dhe u certifikuan, zyrtarë nga Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Instituti Bujqësore të Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë si trajnerë të ardhshëm vendorë.
Gjatë trajnimit për pjesëmarrësit është ofruar njohuri sa i përket bazës ligjore të BE-së mbi kontroll të farërave dhe mbrojtjes së varieteteve të bimëve, procedurave standarde për kontroll dhe mostrim, pastaj gjatë dy ditëve në vazhdim trajnimi ka vazhduar në fushat eksperimentale të Institutit Bujqësor të Kosovës me inspektimin fushor të drithërave duke zbatuar metodat dhe udhëzuesit që përdoren në vendet e BE-së. Gjithashtu është bërë inspektimi fushor i patates për farë gjatë fazave të zhvillimit të bimës.
Njohurit e fituara nga ky trajnim do të jenë një bazë e mirë për trajnuesit e ardhshëm që këto njohuri ti shpërndajnë te inspektoret tjerë, dhe vazhdojnë me aplikimin e metodave të cilat janë në harmoni me standardet e avancuara që përdoren në shtetet anëtare të BE-së. Rëndësi e veçantë është inspektimi fushor i drithërave dhe patates për të identifikuar karakteristikat morfologjike, vlerësimin e pastërtisë dhe identitetit të varietetit në ngastrat e post kontrollit.