Shërbimi Fitosanitar Kufitar
Në kuadër të Drejtorisë së Inspektoratit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, si njësi organizative, funksionon edhe Shërbimi Fitosanitar Kufitar.
Shërbimi Fitosanitar Kufitar (IFK) detyrat dhe përgjegjësitë i implementon duke u bazuar në bazën ligjore ( ligje, rregullore, udhëzime administrative dhe akteve tjera nënligjore), të cilat hartohen nga ministritë përkatëse gjithnjë në mbështetje të stafit profesional të AUV-së.
Shërbimi Fitosanitar Kufitar ka numrin me të madhe të aktiviteteve krahasuar me njësitë tjera organizative brenda AUV-së. Aktivitetet kanë të bëjnë me kontrolle zyrtare të rregullta në Pikat Inspektuese Kufitar, e qe përmes tyre IFK ka për qellim: mbrojtjen e shëndetit bimor, identifikimin si dhe marrjen e masave parandaluese të hyrjes, vendosjes dhe përhapjes së sëmundjeve dhe dëmtuesve karantinë në bimë dhe produkte bimore në territorin e Republikës së Kosovës.
Përveç detyrave dhe obligimeve ligjore të cekura si me lartë, Inspekcioni Fito-Sanitar Kufitar, benë kontrollin dhe inspektimin e të gjithë artikujt ushqimor dhe jo ushqimor që janë të përfshirë në Vendimin Nr. 01-932/2015 AUV-së, “Vendim për zbatimin e kontrollit sipas listës së përcaktuar të mallrave për kontrolle veterinare dhe fitosanitar në P.I.K-Pike Inspektuese Kufitare “ (Lista e produkteve të cilat i nënshtrohen kontrollit kufitar mjekësorë) si dhe në bazë të TARIK Kodit qe specifikon kontrollin e detyrueshëm të mallrave në raste të importi apo kalimit transit në territorin e Republikës së Kosovës (TARIK kodi- https://dogana.rks-gov.net). Sistemi i Harmonizuar i Kodeve i quajtur “TARIK” shfrytëzuar nga Dogana e Kosovës cakton llojet e mallrave që i nënshtrohen kontrollit fitosanitar kufitar. LO2 është kontroll Fitosanitar Kufitar.
AUV-ja ka te instaluar aplikacionin on-line për procedimin e kërkesave për kontrolle në formë elektronike, gjë që e lehtëson edhe punën e stafit por edhe të palëve te tjera te interesit. (https://auv.rks-gov.net/sq/PhytosanitaryService/List).
Si dhe shumë udhëzime administrative dhe akte tjera nen ligjore, e te cilat një pjesë e madhe janë të shfrytëzueshme përmes web faqes së Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, e po ashtu edhe përmes faqes elektronike të Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (www.mbpzhr.net).
Shërbimi fitosanitar kufitar kryen këto aktivitete
Për realizimin e gjithë kësaj, stafi i AUV-së, kanë bashkëpunim të ngushtë me Doganën dhe Policinë e Kosovës, në kuadër të menaxhimit të integruar të kufirit, takime dhe shkëmbim të rregullt të informatave, e po ashtu edhe me një numër të madh të laboratorëve si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Te dhëna shtesë me te detajuara rreth procedurave të kontrollit fitosanitar kufitar, për importues të ndryshëm dhe palët tjera të interesit, do të jenë te qaseshme dhe të shfrytëzueshme përmes informatorit për “Procedura të Kontrollit Fitosanitar Kufitar”, të cilin mund ta gjeni në faqen elektronike të AUV-së. www.auv-ks.net, tek dritarja: Kontrolli kufitar – Fitosanitar.
Të gjitha këto aktivitete në Pika të Kontrollit kufitar kryhen përmes inspektoreve Fitosanitar Kufitar, të cilët punojnë në çdo dite pune (e hëne – e shtune) nga ora: 08:30h deri 16:30h.