Kontrolli i plehrave

Projekti i Binjakëzimit “Mbështetje në fuqizimin e kapaciteteve të sistemit të prodhimit dhe mbrojtjes së bimëve në Kosovë”  i  financuar nga BE-së ka përmbyllur me sukses Trajnimin e trajnerëve të ardhshëm për kontroll të plehrave ne kuadër te aktivitetit 2.6: Ofrimi i aktiviteteve për ngritjen e kapaciteteve  për sektorin fitosanitar të Kosovës. Qëllimi i trajnimit ka qene përgatitja  trajnerëve vendorë të ardhshëm të Agjencionisë  se Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, përkatësisht  sektorit  fitosanitar  përgjegjës për kontrollin e qarkullimit të plehrave. Trajnimi është udhëhequr nga ekspertja Jelena Rundane inspektore e larte, ne Departamentin e Agrokimisë ne kuadër te Shërbimit Shtetëror te Letonisë me ndihmën e Skaidrite Rulle Drejtoresh e Departamentit te Agrokimisë nga po i njëjti autoritet.

Trajnimi është bërë përmes prezantimeve dhe grupeve punuese të trajnimeve praktike, duke përfshire pjesëmarrës nga Inspektor Fitosanitar AUV si dhe zyrtar te larte nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Ata janë përgatitur në monitorim të plehrave, kualifikim të inspektoreve mbi ” Procedurat e mostrimit dhe përgatitja e mostrës për kontrollin e plehrave”, procedurat për inspektimin e plehrave, mostrimin e plehrave si dhe listat e kontrollit dhe aplikacioneve për kryerjen e analizave . Për pjesën praktike ata vizituan një subjekt afarist  qe merret me importin dhe tregtimin e plehrave. Aty në praktik u  treguan procedurat e inspektimit si dhe marrjen e mostrave sipas udhëzuesve te përgatitur nga ekspertet qe janë ne harmoni me standardet të BE.

Ne fund te trajnimit pjesëmarrësit ju nënshtruan testit,  ata që kaluan me sukses janë pajisur me certifikata si trajnerë të trajnuesve .