Organizimi i kontrollit dhe mbikëqyrjes fitosanitare për qëllimin e zbulimit të hershëm të hyrjes së organizmave të dëmshëm
Sigurimi i kontrollit fitosanitare të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera të rregulluara në nivel kombëtar, si dhe të atyre të importuara, eksportuara dhe në tranzit;
Kontrolli zyrtar i produkteve mbrojtëse të bimëve, tregtisë, magazinimit, etiketimit, ripaketimit dhe përdorimit të tyre;
Kontrolli zyrtar i farave, materialit mbjellës dhe plehrave artificiale
Brenda kornizës së kompetencave të saj, ndërmerr masa fitosanitare në përputhje me situatat e paraqitura në mbështetje të bazës ligjore.
Lëshimi i dokumenteve fitosanitare: Certifikata fitosanitare për eksport dhe re-eksport, Certifikata fitosanitare për lëvizjen e bimëve në territorin e Republikës së Kosovës.
Kontrolli i bimëve dhe produkteve bimore të nënshtruara kontrollit fitosanitare;
Inspektimi i farmacive bujqësore
Inspektimi i tregtarëve të farave
Inspektimi i mullinjve dhe magazinave të drithërave, furreve dhe fabrikave të bukës
Inspektimi i fushës së prodhimit të farave
Inspektimi i prodhuesve dhe tregtarëve të pijeve alkoolike dhe jo-alkoolike
Inspektimi i magazinave farmaceutike të pesticideve
Inspektimi i magazinave të plehrave dhe farave dhe tregtarëve të ushqimit