Fitosanitar

Sektori Fitosanitar vepron ne kuadër te Drejtoratit te AUVit i cili në kuadër të kompetencave të tij është përgjegjës për implementimin e bazës ligjore qe ka te bej me shëndetin bimorë, Mbrojtjen e Bimëve  përmes kryerjes se kontrolleve zyrtare qëllimi i te cilave është ndërmarrja e masave qe kane për qellim masat parandaluese te hyrjes, vendosjes dhe përhapjes se sëmundjeve dhe dëmtuesve karantinë ne bime dhe produkte bimore ne territorin e Republikës se Kosovës.

Sektori Fitosanitar bën implementimin e 10 ligjeve dhe me tepër se 30 udhëzimeve administrative .

Aktivitetet

Qëllimi i aktiviteteve:

  • organizimi i kontrollit dhe mbikëqyrjes Fitosanitare me qellim te zbulimit te  hershëm të hyrjes  së organizmave të dëmshëm, parashikimin e zhvillimit të tyre, sigurimin e masave të caktuara të mbrojtjes së bimëve dhe promovimin e zbatimit të masave karantinore për të ndërprerë ose kufizuar përhapjen e organizmave të dëmshëm dhe zvogëlimin e  ndikimit te tyre ne  bime  dhe produkte bimore
  • Sigurimi i kontrollit fitosanitar të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera të rregulluara në nivel kombëtar, si dhe të cilat importohen, eksportohen dhe kalojnë transit;
  • kontrollin zyrtar te  Produkteve për mbrojtjen  e  bimëve, tregtimin, ruajtjen, etiketimin,ripaketimin dhe kontrollin e përdorimit;
  • kontrollin zyrtar te farërave, materialit fidanor dhe plehrave artificiale
  • ne kuadër te kompetencave te tije bën ndërmarrjen e masave Fitosanitar konform situatave te paraqitura ne mbështetje te bazës ligjore.
  • Lëshimi i dokumenteve Fitosanitar: certifikatat Fitosanitar të eksportit dhe ri eksportit, certifikatat Fitosanitar për lëvizjen e bimëve ne territorin e Republikës se Kosovës.
  • Kontrollimi i bimëve dhe produkteve bimore që i nënshtrohen kontrollit Fitosanitar;
  • Inspektimi i barnatoreve bujqësore
  • Inspektimi i tregtuesve me material fidanore
  • Inspektimi i mullinjve dhe depove te drithërave
  • Inspektimi i furrave të bukës (fabrika të bukës
  • Inspektimi i prodhuesve me material fidanor
  • Inspektimi   fushor i prodhimit të farës
  • Inspektimi i prodhuesve  Tregtuesve të pijeve alkoolike
  • Inspektimi i prodhuesve të pijeve jo alkoolike
  • Inspektimi i Depove Barnatoreve të pesticideve
  • Inspektimi i depove të plehrave artificiale dhe farëra
  • Inspektimi i tregtuesve ushqimor