Sot me datë 05.05.2014 ( E Martë) në piken kufitare të Morinës, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, Dr. Valdet Gjinovci dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Minxhozi njoftuan procedurat e reja kufitare sa i takon importit të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale të Shqipërisë drejtë Kosovës.
Tashmë këto produkte nuk do të kalojnë përmes Terminalit doganor për të humbur kohë duke rritur intervalin kohor që të arrijnë deri në tryezat e konsumatorëve tonë. Po ashtu kemi instaluar kontroll që do të realizohet gjatë 24 orëve me synim mbërritjen të freskëta në tregun e Kosovës.
Kjo do të mundësoj ngritje të nivelit të sigurisë së produkteve sidomos për ato produkte që kanë afat të shkurtër qëndrueshmërie, sidomos gjatë sezonit veror. Kështuqë për një kohë të shkurtër dhe në kushte klimatike të favorshme do të arrijnë nga fermat te konsumatorët.