Në takimin e nivelit të lartë drejtues të CEFTA-së i cili po mbahet në Budva, është duke marrë pjesë edhe Drejtori Ekzekutiv i AUV-së z. Flamur Kadriu i cili në të njëjtën kohë edhe është drejtues në komitetin për Bujqësi të CEFTA . Ku për qellim takimi, ka shkëmbimin e informatave dhe harmonizimin dhe digjitalizimin e procedurave inspektuese kufitare, mes vendeve anëtare‘’ Njoftimin paraprak për arritjen e ngarkesave’’. Aty janë duke u diskutuar çështjet për lehtësim të procedurave të kontrollit veterinar dhe fitosanitarë kufitar. Kosova është duke dhen kontributin e vetë si vend anëtarë me të drejta të barabarta me vendet tjera.
Shkëmbimi i informatave në kohë reale mes vendeve anëtarë, është elementi kryesor me ndikues, në ruajtjen e shëndetit publikë nga rreziqet shëndetësore veterinare apo fitosanitare dhe zvogëlimin e numrit të incidenteve në sigurinë ushqimore. Kosova ka shënuar progres të vazhdueshëm në përmbushjen e kritereve për harmonizim të procedurave të kontrollit kufitar. Ne mënyrë aktive dërgon dhe pranon informata me vendet me të cilat kemi shkëmbime tregtare të bimëve, shtazëve dhe ushqimit. Konsumatorët do të jenë me të mbrojtur pa dallim, kur autoritetet bashkëpunojnë me njëra tjetrën