Identifikimi i Kafshëve, Regjistrimin dhe Sistemi i Kontrollit të Lëvizjes, përfshirë GIS në Kosovë

(EU-IR Project)

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës ne bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse te Komisionit Evropian ne Kosovë mbajtën takimin final të projektit të Identifikimit dhe Regjistrimit i cili ka zgjatur dy vite  ku gjate këtij takimi u  prezantuan te arriturat e projektit, krijimi i bazës se te dhënave, krijimi i Ueb faqes se Sektorit, marrja e koordinatave gjeografike te fermave blegtorale ne te gjithë territorin e Republikës se Kosovës, përmirësimi i lëvizjes se kafshëve, GIS sistemi. Ky projekt ka përmirësuar kontrollin veterinar të shëndetit të kafshëve, shëndetin publik veterinar dhe tregtinë me kafshë të gjalla dhe të produkteve me prejardhje shtazore në Kosovë dhe për eksport. Përmes këtij projekti do te kemi statistika të sakta të numrit të fermave shtrirjen e tyre gjeografike dhe numrin e kafshëve ne ter territorin e Kosovës.

Këtij takimi i kanë paraprirë gjashtë takime radhazi të mbajtura ne të gjitha regjionet e Kosovës me fermerët dhe veterineret e terrenit. Ne ato takime këshilluese janë njoftuar rreth projektit te identifikimit dhe regjistrimit për shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, për subvencionimet qe do bëhen nga ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ku kemi dëgjuar fermerët ne kërkesat qe kanë  dhe  kemi marr zotime për mundësitë e realizimit ne masë sa më të madhe te tyre.

Vendi ynë përmes këtij projekti ka arritur qe të përmbyll me sukses një nga kushtet e Bashkimit Evropian qe ka qen regjistrimi i fermave dhe të gjitha kafshëve ne Kosovë. Ky projekt do ta rris sigurinë e shëndetit të kafshëve qe është i lidhur edhe me shëndetin e përgjithshëm publik. Gjatë këtij takimi u prezantuan statistikat e sakta të numrit të fermave numrit të kafshëve: numri i gjedheve, deleve, dhive dhe derrave, pastaj u elaboruan përmes prezantimeve edhe mënyrat e funksionimit dhe rezultatet e arritura ne pamje vizuale.

IMG_4050-3

Me një fjale rasti ne këtë takim pjesëmarrësve iu drejtuan :

Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-se Dr. Valdet Gjinovci,

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse te Komisionit Evropian ne Kosove Mr. Christof Stock, Udhëheqësi i projektit z. Tony Wilsmore dhe

Shef i Identifikimit dhe regjistrimit te kafshëve z. Sadik Heta / AUV.