Sot në Mitrovicë u mbajt punëtoria për trajnimin e Veterinerëve mbi identifikimin dhe raportimin e sëmundjeve tek kafshët. Nën ligjërimin e ekspertëve të angazhuar nga projekti i BE-së me pjesëmarrje të zyrtarëve dhe laboratorit të AUV-së. U trajtuan temat nisur nga hapi i parë. Kontaktimi me fermerin, identifikimi i fermës, vizita ne fermë marrja e anamnezës në rast. Duke vazhduar procedurën me raportimin pran autoritetit zyrtar veterinarë shtetërore. Kujdesi dhe procedura në të gjitha hallkat e zinxhirit të raportimit në raste dyshimi në sëmundje.
Suksesi në identifikim të sëmundjes nisë nga hapi i parë, dyshimi qe ngrit veterinari mbi llojin e sëmundjes e cila mund të jetë prezentë në fermë. Këtë e mundëson njohja e tije profesionale për sëmundjet. Në hapin tjetër ai cakton masat e biosigurisë, varësisht se ne cilën sëmundje dyshon dhe raportimi i menjëhershëm pran autoritetit kur dyshimet janë ne sëmundje infektive. Këto u shtjelluan nga penalistët qe pastaj u hapën ne diskutim ku të gjithë nga përvoja e tyre ndanin rrëfimet e veprimeve qe kishin aplikuar. Ku secili kishte të jepte njohuri nga këndi i vet punës qe bën.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes këtij cikli trajnimesh me profesionistë shëndetësor Veterinarë duke i bashkuar, ata të zënët me punë ne sektorin publikë me ata privatë. Ku edhe në praktik suksesi i identifikimit të sëmundjes dhe parandalimi i përhapjes varet nga profesionalizmi në bashkëveprim. Synon të avancojë sistemin profesional veterinarë. Gjithmonë duke punuar sipas rregullave dhe sistemeve me të avancuara qe përdorën ne vendet e bashkimit Evropian. Ekspertet e AUV-së nga DSHMK dhe Laboratori ndanë informatat me të pranishmit se cili është plani i autoritetit dhe ne cilat fusha është duke u investuar tutje për avancim në proces.
Ky trajnim u mbajt nen organizimin e projektit ‘’Mbështetje për krijimin e programeve të mbikëqyrjes dhe kontrollit të sëmundjeve dhe përafrimin me kapitullin 12 të acquis (NEAR/PRN/2020/EA-RP/0009)’’. Pjesëmarrës në punëtori ishin veterinerët e gjithë regjionit të Mitrovicës, veterineret zyrtar inspektor të regjionit. Udhëheqësit e Drejtorisë se Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve. Si dhe udhëheqësi dhe zyrtare të Laboratorit të Veterinarisë sektorët s4ektorët Patoanatomi, patohistologjia, Serologjia dhe diagnostika molekulare