Identifikimi dhe regjistrimi i qenve me pronar është një nga projektet kyçe për nisjen e rregullimit të çështjes se qenve. Fillimisht synohet marrja e informatës për numrin e saktë të qenve me pronar në të gjithë vendin. Pastaj secilit qen ti dihet pronari dhe adresa. Ky projekt do të kryhet nga subjektet veterinare private në të gjitha komunat e vendit. Për të shpjeguar se si do të zhvillohet projekti, AUV ka ftuar subjektet veterinare të kontraktuara për të parë funksionimin e bazës së të dhënave, raportimet e të dhënave të qenve dhe pronarëve të tyre. Plotësimin e pasaportave të qenve dhe të dhënat tjera që dalin nga kontrata e lidhur në mes AUV-së dhe ambulancave veterinare.
Në këtë takim ishin të ftuar subjektet e kontraktuara të tetë komunave të vendit, pra ishin të ftuar 32 subjekte veterinare të kontraktuara në këto tetë komuna. Drejtori Ekzekutiv i AUV-së së bashku me stafin e DSHMK-së sqaruan të gjithë projektin dhe detyrat e veterinarëve të kontraktuar. Për punën dhe kujdesin që duhet të kenë në trajtimin e qenve. Raportimet të rregullta në kohë . Gjithashtu Drejtori Ekzekutiv sqaroi se nuk do të ketë asnjë tolerancë për veterinarët që nuk bëjnë trajtimin e qenve në mënyrë humane dhe nuk i kryejnë detyrat sipas kontratës.
Shërbimi i identifikimit dhe regjistrimit të qenve me pronar, vaksinimi dhe kastrimi/sterilizimi do të jenë falas për të gjithë qytetarët mbajtës të qenve. Në periudhën 12 mujore ( një vjeçare) nga tani.