Më 11.10.2012 Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përkatësisht inspektorët fitosanitar të Zyrës Regjionale të Gjilanit me ndihmën edhe të inspektorëve fitosanitar të regjioneve tjera pas inspektimeve të rregullta nëpër fidanishte të prodhimit të materialit fidanor-pemor të cilat janë mbajt nën vëzhgim nga mbjellja për të vërejtur ndryshimet e mundshme në rritje dhe zhvillim në aspektin shëndetësor, tani kanë filluar marrjen e mostrave për të përcaktuar dhe vërtetuar gjendjen përfundimtare shëndetësore në analizat të cilat do të kryhen në laboratorët përgjegjëse vendore.
Analizat vërtetojnë nëse fidanët janë apo jo të infektuara me sëmundje dhe dëmtuesit të cilat nuk gjenden në territorin e Republikës së Kosovës (sëmundje karantine) si dhe për sëmundjet tjera të cilat vërehen, ku i’u rekomandohet fermerëve kultivues të fidanëve për trajtim me preparate adekuate për eliminimin e tyre. Ky zinxhir i kontrollit garanton se materiali fidanor-pemor i prodhuar në vendin tonë dhe i kontrolluar nga AUV është plotësisht i sigurt që garanton zënie (mbishmëri) dhe frytdhënie të sigurtë.
Fillimisht do të mostrohen fidanishtet e Kamenicës dhe do të vazhdohet edhe në të gjitha fidanishtet e regjistruara dhe licencuara nga Departamenti i Prodhimtarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në MBPZHR. Pas raporteve të analizave laboratorike që do të kryhen nga laboratorët përgjegjëse do të filloj edhe procedura e çertifikimit të materialit fidanor-pemor Kjo çertifikatë është e dedikuar për qarkullim dhe tregtim të brendshëm.