Kosova është përfituese e programit të Zgjerimit të BE –së në pikëpamjen e statusit si kandidat potencial. Programi i Instrumentit për Mbështetje Para-Anëtarësimit (IPA) në Kosovë menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe financimi projekteve është i përfshirë në buxhetin e IPA –s. Si objektivë e përgjithshme e projektit është që të vlerësohet dhe të përmirësohet situata e shëndetit të kafshëve në Kosovë, në veçanti lidhur me tërbimin dhe Mortajën Klasike të Derrave (MKD). Përmes kontrollit dhe/apo çrrënjosjes së MKD dhe tërbimit nga popullata e kafshëve në Kosovë të kontribuohet në përmirësimin e statusit shëndetësor të kafshëve dhe të njerëzve. Kjo ndikon edhe në përmirësimin e statusit të tregtisë për Kosovën. Projekti është pjesë e një programi mbështetës më të gjerë për Ballkanin Perëndimor të financuar nga BE për kontrollin e këtyre dy sëmundjeve duke u bazuar në qasjen regjionale.
Mr.Libor Chlad, Zëvendës Shef bashkëpunimi, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u shpreh, me gjithë implikimet dhe krizën financiare qe ka prekur vendet e BE, Komisionit Evropian ka përzgjedhur Kosovën për te realizuar këtë projekt, po ashtu i beje thirrje KE të vazhdoje te investoje edhe ne te ardhmen ne Kosove, tani AUV-ja ta mund ta bëjë implementimin e këtyre projekteve pa pjesëmarrjen nga jashtë. Unë falënderojë AUV-në për gatishmërinë për projekte te tilla qe janë ne te mire te të gjithëve.
Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së, z. Valdet Gjinovci, theksoi rëndësinë e madhe që ka pasur ky aktivitet, duke ditur se Kosova është vendi i parë në rajon i cili ka filluar me zbatimin e projektit për shpërndarjen e vaksinave nga ajri kundër sëmundjes së tërbimit dhe mortajës klasike të derrave. Përmes këtij projekti kemi përfituar eksperiencën e shpërndarjes së karrem vaksinave me metodën e avancuar, përmes ajrit, monitorimin dhe efektet e tyre në shëndetin e kafshëve. Gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 2.4 milion vaksina, të cilat janë shpërndarë në tërë territorin e Republikës se Kosovës. Andaj falënderojmë zyrën e BE-së në Kosove për përkrahjen financiare në zbatimin e këtij projektit, për Kontrollin dhe Eradikimin e Sëmundjeve të kafshëve, përmes se cilit do të këtë ndikim në shëndetin e kafshëve, por edhe në mbrojtje të shëndetit të përgjithshëm publik, përfundoi z. Gjinovci.
Projekti aktual është faza e dytë e programit që ka filluar në vitin 2010. Projekti kap vlerën e 3,5 milion euro. AUV është vazhdimisht në gjendje gatishmërie dhe mirë e përgatitur që të implemetojë masat e kontrollit dhe shuarjes për tërbim dhe MKD, në pikëpamjen e ndikimit të mundshëm serioz në shëndetin publik. Shpërndarja e vaksinave nga ajri është duke u demonstruar për atë pjesë të projektit që i është kushtuar kontrollit të tërbimit.
Tërbimi është sëmundje virale, fatale e sistemit qendror nervorë që i prekë të gjitha speciet me gjake të nxehtë, veçanërisht mishngrënësit (në veçanti dhelprat e egra) dhe gjithashtu edhe njerëzit. Popullata e dhelprave e infektuar me tërbim vepron si rezervuar i sëmundjes dhe për këtë arsye ato paraqesin rrezik permanent të përhapjes së sëmundjes tek njerëzit qoftë në mënyrë direkte apo përmes mishngrënësve shtëpiak. Njerëzit vijnë në kontakt me sëmundjen nga kafshimet e kafshëve; nëse nuk trajtohet para se të bëhet simptomatike sëmundja është gjithsesi vdekjeprurëse. Në Kosovë nuk ka pasur raste të sëmundjeve tek njerëzit të raportuara gjatë 30 viteve të fundit.
Kontrolli dhe/apo çrrënjosja e sëmundjes në dhelpra është arritur me anë të imunizimit përmes vaksinimit oral të popullatës së dhelprave të prekshme nga sëmundja. Kjo është bërë me anë të shpërndarjes së 2,400,000 dozave të vaksinave nga ajri (të quajtura “karrema”) në tërë territorit e Republikës se Kosovës gjatë viteve 2010 – 2015. Kjo është bërë dy herë në vit, në pranverë dhe në vjeshtë, duke filluar nga Maji 2010 e tutje. Secili raund i vaksinimit nga ajri është monitoruar në mënyrë të kujdesshme me qëllim që të vlerësohet efikasiteti i programit. Ky është raundi final në kornizën e projektit.