Misioni për sundim të rendit dhe ligjit i Bashkimit Evropian ne Kosovë EULEX sot i dhuroi si donacion 10 automjete Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës. Ky donacion është ne vazhdën e ndihmës se vazhdueshme të marrë nga Institucionet e BE-së. Duke ditur punën dhe rëndësinë që ka autoriteti më i lartë ne Kosovë për siguri ushqimore.
Duke parë edhe nevojën për automjete si mjete pune për terren atëherë EULEX vendosi ta përkrah këtë institucion për të vazhduar më punën dhe sukseset në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të qytetareve të Republikës së Kosovës. Në takimin e zhvilluar më herët mes udhëheqësve të dy institucioneve kur u njohën për se afërmi më angazhimin dhe suksesin e arritur ku është mbrojtur shëndeti i qytetareve përmes kontrollit të inspektorëve kufitarë dhe të brendshmen duke garantuar produkte të sigurta e cilesore. EULEX shprehu vullnetin për ti dhuruar 10 automjet AUV-së të cilat po i marrim sot.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes Kryeshefit Ekzekutiv, Dr. Valdet Gjinovci shprehu falënderim për mbështetjen më mjete logjistike për të përmirësuar kushtet e transportit të inspektorëve tanë qe çdo ditë janë ne terren për të garantuar produkte të sigurta ushqimore për qytetaret e vendit. Kjo ndihmë përveç se na lehtëson në kryerjen e punëve është edhe nje mbështetje morale qe ky mision i bën autoritetit tonë. Ne gjithmonë edhe ne te ardhmen do të punojmë bashkë ne të gjitha fushat ku mund të bashkëpunojmë.
Të njëjtën gjë e shprehen edhe zyrtarët e EULEX në Kosovë se janë të lumtur qe patën rastin ta ndihmojnë AUV-në dhe do të vazhdojnë edhe ne të ardhmen me përkrahje.