Sot në zyrat e AUV-së Drejtori Ekzekutiv z. Flamur Kadriu priti Kryetari e Odes Veterinare z. Xhevdet Krasniqi. Fillimisht z. Kadriu e uroj për zgjedhjen në krye të Odes. I shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të segmente për ngritje të shëndetit veterinarë në Kosovë. Si pika kryesore përmendi ngritjen e nivelit profesional dhe teknikë të praktikave veterinare ne terren. Të cilat janë çelësi i suksesit për ngritjen e vazhdueshme të shëndetit publikë në vend. Si projekte të para risi për bashkëpunim do te kemi zhvillimin e projektit të identifikimit dhe regjistrimit e qeneve me pronar dhe nga ana e pozitës se udhëheqësit të AUV-së oda do ta ketë mbështetjen për nxjerrjen e ligjit për Oden veterinare të Kosovës.
Nga an tjetër Drejtori i OVK-së z. Krasniqi u shpreh se do të vazhdohet tradita e bashkëpunimit të ngushtë me një intensifikim të zhvillimit të aktiviteteve në terren. Shtimin e shërbimeve veterinare për ngritje të nivelit të shëndetit të kafshëve. Duke punuar në të gjitha drejtimet që OVK të punojë fillimisht për të mirën e anëtareve të vet si doktorë të mjekësisë veterinarë në vend. Përmes kësaj të krijohen kushte me të mira pune që pastaj të përkthen në rezultate me të mira, në shërbim të fermerëve blegtorë dhe gjithë shëndetit të kafshëve në Kosovë. Puna jonë e përbashkët do të jep fryte për të mirën e përgjithshme shëndetësore.