Drejtori AUV-së Bekim Hoxha priti në takim kryetarin e Shoqatës “Konsumatori” Selatin Kaçaniku
Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha, ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës
për mbrojtjen e konsumatorit “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ku u diskutua për rëndësinë e kontrollit
të ushqimit, me theks të veçantë rritjen e cilësisë dhe sigurisë së produkteve ushqimore.
Drejtori Hoxha e falënderoi z. Kaçaniku për angazhimin e vazhdueshëm dhe kontributin e çmuar në
fushën e mbrojtjes së konsumatorit dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet AUV-
së dhe Shoqatës “Konsumatori”, si dhe propozoi përgatitjen e një Memorandumi Mirëkuptimi i cili do të
shërbej për të institucionalizuar bashkëpunim dhe për të avancuar më tej mbrojtjen e interesave të
konsumatorëve.
Ai gjithashtu theksoi se përfshirja aktive e shoqërisë civile është thelbësore dhe ndikon në përmirësimin
e vazhdueshëm të sigurisë ushqimore në vend.
Ndërsa z. Kaçaniku e falënderoi drejtorin Hoxha për pritjen dhe theksoi se testimet dhe kontrollet e
shpeshta të ushqimit rrisin besimin e qytetarëve për produkte ushqimore të sigurta dhe cilësore,
gjithashtu kontrollet e shpeshta eliminojnë paraqitjen e problemeve në ushqim.
Me respekt,
Zyra për Informim
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë