Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Dr. Valdet Gjinovci me ftese te Autoritetit Evropian për Siguri Ushqimore, po merr pjese ne takimin e organizuar ne Helsinki, nga data 01-04 Tetor.
Gjatë qëndrimit ne Helsinki ka zhvilluar takime ndaras me zyrtaret me te lart te shtetit t; Finlandës ne fushën e sigurisë ushqimore dhe shërbimin veterinar. Atje është pritur nga z. Matti Aho, Drejtor i përgjithshëm i Autoritetit te Sigurisë Ushqimore te Finlandës (EVIRA), ky është autoritet përgjegjës për kontrollin e cilësisë dhe analizimin e produkteve ushqimore me origjine shtazore dhe bimore, shëndetin e kafshëve dhe shëndetin e bimëve, ne kuadër te cilit funksionojnë laboratori i kontrollit te ushqimit, kontrollit te sëmundjeve te kafshëve dhe kontrollit te dëmtuesve ne bimë.
Ky institucion ka një numër te madh te stafit te punësua me shumë ekspert te fushave te ndryshme ku është biseduar mbi mundësin e bashkëpunimit, shkëmbimit te përvojave dhe mbështetjes se tyre për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, ne fushën e kontrollit te ushqimit ne politikat qe lidhen me fushën e veterinarisë, shëndetit publik, shëndetit te kafshëve dhe shëndetit te bimëve. Gjatë diskutimit me drejtuesi e këtij institucioni ka marrë premtime për mbështetje ne fushat te cilat ne kemi nevojë për te ngritur kapacitetet tona drejt avancimit te praktikave me te mira te kontrollit ushqimor, përmes ofrimit te trajnimeve për zyrtaret e AUV-së.
Pritja e dyte është organizuar ne Ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë të Finlandës, nga Drejtoresha e përgjithshme e Shërbimit Veterinar te Finlandës, znj. Riitta Heinonen, CVO.
Ne takimin e organizuar nga ajo dhe stafi i saje është biseduar mbi përvojat e Finlandës mbi zhvillimin e përgjithshëm veterinar ne politikat e luftimit te sëmundjeve te kafshëve , po ashtu është biseduar për mundësin e mbështetjes dhe bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve shtetërore me ekspert ne luftimin e sëmundjeve, masave preventive dhe çrrënjosjes se sëmundjeve.