Prishtinë, 7 qershor 2024 – Sot, në Ditën Botërore të Sigurisë Ushqimore, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë janë të përkushtuara dhe kanë për fokus rëndësinë e higjienës dhe kontrollit të cilësisë së ushqimit për të gjithë qytetarët tanë.
Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore (WFSD) sjellë me vete një sfidë për të gjithë, atë se si mund të përballemi me të papriturat në sektorin e ushqimit. Promovimi i standardeve të larta të higjienës dhe kontrollit të cilësisë së ushqimit janë jetësore për mirëqenien dhe shëndetin e njerëzve në të gjithë botën.
MBPZhR/AUV vazhdojnë të angazhohen në zbatimin e standardeve të larta të sigurisë ushqimore dhe në përmirësimin e sistemeve të kontrollit të ushqimit, për të arritur cilësi dhe siguri në çdo hap të zinxhirit të furnizimit ushqimor.
Sllogani “Siguria e Ushqimit, Përgatitu për të Papriturat” na nxit të reflektojmë mbi rreziqet e mundshme që na rrethojnë dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të siguruar një ushqim të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë qytetarët.
Bashkëpunimi me fermerët, prodhuesit, dhe konsumatorët është thelbësor për arritjen e qëllimeve tona.
Le të vazhdojmë së bashku për një treg më të sigurt dhe më të shëndetshëm!