Sot nën organizimin e Ministrisë se Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës bashkë me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-në Fondacioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve u shënua dita botërore e kafshëve në hapësirën PYLLI I ARINJVE Prishtina. Globalisht shënohet që nga viti 1925. Si ditë e shënuar nuk mbahet vetëm për kafshët shtëpiake por është për të gjitha kafshët. Ato të egra, speciet e rrezikuara dhe ato të kërcënuara nga shkatërrimi mjedisor ose mungesa e mbrojtjes.
Nga AUV para të pranishmeve foli z. Sadik Heta Drejtor i Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve. Ai u shpreh se: Kjo ditë nuk duhet kuptuar vetëm si kujtesë për t’i dashur kafshët në shtëpitë tona, por për të vlerësuar dhe respektuar të gjitha gjallesat që janë pjesë e ekosistemit tonë. Bashkë me kolegët e mi veterinarë të angazhuar me punë ne shtet apo privatë, çdo ditë punojmë për të ngritur në vazhdimësi shëndetin kafshëve dhe për ta ruajtur miqenien e tyre. Puna jonë nuk mjafton në këtë qellim na duhet ndihma e të gjithëve për të pasur kafshë të trajtuara mirë
Kosova në vazhdimësi po punon për të arritur standardet ndërkombëtare të përkujdesjes ndaj kafshëve. Është futur në Kodin Penal mbrojtja e kafshëve. Apo janë krijuar akte ligjore të cilat rregullojnë mbrojtjen e tyre.
Të gjithë ti duam kafshët