Nën organizimin e Insitutit Kombëtar Demokratik (NDI) u mbajtën dy tryeza diskutimi për rregullimin e çështjes se qenve endacak, me asamblistët komunal të Ferizajt dhe Lipjanit. Përmes Iniciativës Facedog Kosova. Akademia e të Rinjve për Integritet mblodhi autoritete qendrore lokale dhe OJQ për të drejtat e kafshëve për diskutim të hapur rreth gjetjes se zgjidhje se problemit me qen endacak. Ku të gjithë të pranishmit dhanë vështrimet e tyre nga mandatet ligjore qe kanë.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në këto takime dërgoi Drejtorin e Shëndetit dhe Mirëqenies se kafshëve z. Sadik Heta dhe shefin e sektorit të Mirëqenies se Kafshëve z. Nol Kabashi për të prezantuar punët e AUV-së për rregullimin e çështjes. Në diskutim të pranishmit u njoftuan për rregullimin ligjor qe rregullon çështjen e kafshëve endacake qen dhe mace. Projektet qe janë ne proces qe do të ndihmojë komunat në mbarëvajtjen të punëve siç është projekti i Identifikimit dhe Regjistrimit të qenve me pronar. I cili ka nisë tani se zhvilluari në 8 komuna. Qe do të zgjerohet në gjithë territorin e vendit. Nga komunat u kërkua qe të vazhdojnë me projektet e kastrim sterilizimit të qenve endacak si formë e vetme ligjore për ulje të numrit të qenve endacak.