Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përfiton nga GIZI Gjerman, Drejtoria e Inspektoratit gjegjësisht Inspektorati Fitosanitar është mbështetur me Feromone për monitorimin dhe identifikimin e dëmtuesve tek bimët, në fazat e hershme të zhvillimit. Bazuar në të gjeturat qe nxirren përmes pajisjeve, ndërmarrjen e masave për parandalimin e përhapjes se demtuesve në Territorin e Republikës së Kosovës .
Sasia e tyre është e mjaftueshme për monitorimin dhe identifikimin në rast të pranisë së tyre dhe mundëson realizimin me sukses të planit vjetor të kontrolleve zyrtare dhe mostrimit. Gjithashtu me mbështetje të GIZIT përmes eksperteve te BE-së do të mbahet trajnim dy ditorë për Inspektorët Fitosanitar, me qëllim të ushtrimit praktik përmes demonstrimit të mënyrës së monitorimit, marrjen e mostrave dhe dërgimin e tyre për analiza laboratorike, në harmoni me standardet e larta të BE-së.