Sot në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë u organizua një simpozium i hapur për nder të Ditës Botërore të Ushqimit. Në të cilin u prezantuan rregullat e reja për operatoret e biznesit Ushqimore të cilat kanë hyrë ne fuqi nga data 1tetor 2013. Për qytetaret e vendit si konsumator do të thotë ushqime me të sigurta sepse është ngritur niveli i kontrollit ushqimorë përmes kritereve të reja për kontroll që kërkohen në të gjitha fazat nga ferma në tryezë.
Fillimisht të gjithë mysafirë ju uroj mirëseardhje Kryeshefi Ekzekutiv Dr. Valdet Gjinovci i cili shtoi se kjo ditë është e rëndësisë së veçantë kur flasim për ushqimin dhe për vështirësitë globale që rrjedhin lidhur me sigurimin e mjaftueshëm të tij, ç’rrënjosen e urisë tek popullata skamnore anembanë botës. Përderisa shumë institucione, si vendore ashtu edhe ndërkombëtare, kanë objektiv mundësimin e rritjes së kapaciteteve prodhuese, grumbulluese, përpunuese, si dhe kapaciteteve bujqësore, me qëllim të plotësimit të nevojave në rritje të popullatës.
Ndërsa ne Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, për objektiv kemi sigurinë e ushqimit i cili iu ofrohet ç’do qytetari të Republikës së Kosovës, pa dallim etnie, religjioni dhe gjendje ekonomike. Aktiviteti i AUV-së mbulon gjithë zinxhirin ushqimor, përfshirë vlerësimin analitik laboratorik si dhe asgjësimin e produkteve ushqimore te pa përshtatshme për konsum.
Nga Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural foli Isuf Cikaqi i cili prezantoj të gjitha të arriturat nga investimet dhe subvencionimet qe janë bërë nga Qeveria e Kosovës qe te kemi sa me shumë ushqime qe rrjedhin nga fermat dhe fabrikat vendore prodhuese ushqimore.
Nga ekspertët ndërkombëtar prezantuan Prof. Dr. Eberhard Haunhorst President i Zyrës për Mbrojtjeje të Konsumatorit dhe Sigurisë Ushqimore në shtetin Federal të Saksonisë se Ulët Gjermani. I cili vlerësoi së vendi ynë është ne rrugë të mirë drejtë plotësimit të rregulloreve dhe standardeve të cilat janë kritere bazë edhe në vendet e Bashkimit Evropian. Përmes këtij kontrolli që kërkohet nga rregulloret e reja dhe i cili duhet të zbatohet në praktik konsumatoret e vendit do të konsumojnë produkte ushqimore po aq të kontrolluara sikurse edhe ne vendet tjera anëtare të BE-së.
Përmes prezantimeve të tjera nga drejtoret e sektorëve të inspektoratit dhe shëndetit publik u prezantuan në mënyrë të përgjithshme të tre rregulloret të cilat janë pjesë te Pakos Higjienike. Po ashtu u shfaq edhe dokumentari i përgatitur për të prezantuar në vizuale procedurat e praktikave të mira higjienike të cilat bizneset duhet ti praktikojnë në punën e tyre. Operatoret e bizneseit patën rastin të pajisen me materiale udhëzues të përgatitur për disa fusha të sigurisë ushqimore ndër të janë: Furrat e Bukës, restorantet, ujin e pijshëm,supermarkete etj
Në fund të këtij simpoziumi të gjithë të pranishmit patën rastin ta vizitojnë Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë për tu njohur për se afërmi me stafin profesional dhe pajisjet shumë të avancuara qe posedon. Aty nga drejtori i laboratorit u prezantuan llojet analizave dhe metodat qe përdoren për parametrat të cilët është aftësuar të kryej