Me date 09.08.2022, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka pranuar donacion nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), dy automjete. Duke u vlerësuar si autoritet me rendësi në vazhdimësi kemi gëzuar mbështetje. Për AUV-në automjetet janë mjetë themelorë i punës për kryerjen e shërbimeve të kontrolleve në teren. Andaj këto do të rrinin kapacitete për stafin e AUV-së , e sidomos inspektoret për të shtuar inspektimet sidomos edhe ato fushore të fermave në zonat rurale.
AUV gjithmonë u është mirënjohës Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) për ndihmën e dhen. Ne do jemi bashkëpunues në të gjitha fushat me interes të përbashkët të cilat e ndihmojnë qytetarin e Kosovës.