Mbrëmë në orët e vona me dat 26.02.2013 u takuan dy krerët e dy autoriteteve me të larta për siguri ushqimore në Kosovë dhe Shqipëri për të ngritur bashkëpunimin drejt tejkalimit të problemeve që janë paraqitur në qumështin e prodhuesve të rajonit dhe vendor. Synim i përbashkët është ruajtja e konsumatorëve të dy vendeve ku në këtë drejtim do të shkëmbehen informatat në baza ditore për analizat që janë duke u kryer në të dy vendet. Për të gjitha dyshimet për produkte të caktuara që do të lindin do të njoftohen mes vete të dy autoritetet që intervenimi të jetë më i shpejtë për të mos lejuar të hyjnë në treg produkteve si të dyshimta për konsum. Kjo do të jetë edhe një ndihmë për prodhuesit apo tregtuesit sepse në afat sa më të shkurta kohore do të njihen më rezultatin e analizave, pasi që qumështi dhe produktet e qumështin kanë afat të shkurtër të qëndrueshmërisë.
Natyra e problemit është komplekse pasi që asnjë vend nuk bën analiza rutinore për mykotoksina sepse janë raste shumë të rralla kur ato paraqiten, për këtë arsyeje nuk ka laboratorë referente në rajon të akredituara për analiza të detektimit të Aflatoksinës në këtë rast. Por të dyja vendet janë mobilizuar menjëherë me të marrë informatën duke aftësuar stafet e laboratorëve me metoda për të zhvilluar analizat testuese në përmbajtje të aflatoksinës. Proceduarat e kontrollit do të jenë të harmonizuara ku secila ngarkesë qoftë prodhuese apo tregtuese do të analizohet dhe rezultatet do të shkëmbehen. Në të gjitha rastet kur rezultatet tregojnë përqindje më të lartë të aflatoksinës sesa limiti i përcaktuar nga Bashkimi Evropian që është 0,05 mikrogram për kilogram atëherë mostrat do të dërgohen jashtë vendit për ri-testim në laboratorët referent të akredituar. Për shkak se aflatoksina rrjedh si problem nga natyra dhe jo si ndonjë defekt në prodhim apo mos kontroll, e vetmja mënyrë e garantimit të produkteve është testimit i secilës seri të prodhimit veç e veç, kjo mënyrë është veprim i cili duhet të përsëritet deri në ndryshim të kushteve klimatike e cila besojmë se do të ndryshoj më fillimin e pranverës kur edhe kafshët do të dalin në kullosa.
Bazuar në procedurat e kontrollit që do të ndjekin të dy autoritetet dhe nivelin e bashkëpunimit drejtë shkëmbimit të informacioneve për dyshimet qe paraqiten qytetaret e të dyja vendeve do të jenë edhe më të sigurta në produktet që ata konsumojnë pasi që shkëmbimi i informatave shkurton afatin kohor deri në detektim të dyshimit në produkt. Përveç rastit të shfaqjes së aflatoksinës i cili është problem që është shkaktuar kryesisht nga thatësia që ka mbretëruar verën e kaluar do të shkëmbehen informata edhe për raste dhe produkte tjera për t’u krijuar një ambient më produkte sa më të sigurta për t’u ruajtur shëndeti i konsumatorëve.