Qeveria e Luksemburgut mbështet AUV-në për zhvillimin e kapaciteteve institucionale, Duke angazhuar ekspertën nga Ministria e Bujqësisë së Kroacisë znj. Marija Vratariç për të asistuar në fushën e monitorimit të mbetjeve. Aktiviteti është organizuar për të përmbushur detyrimet e vendit për harmonizimin e politikave me Bashkimin Evropian të përcaktuara në kuadër të kapitullit 12 për çështjet Veterinarisë, Fitosanitarisë dhe Sigurinë Ushqimore.
Asistimin për përkrahjen është nisur qysh me hartimin e Planit të Monitorimit të Mbetjeve sipas legjislacionit të ri Reg.2022/1644, Reg.2022/1646 i aprovuar nga BE dhe i cili ka filluar së zbatuari prej fillimit të këtij viti (2023). Ku vendi ynë obligohet t’i harmonizojë në një të ardhme të afërt. Temat e strukturuara kanë qenë prezantimi i kornizës së re legjislative sipas BE, familjarizimi me formatet e përgatitura për mbetje në komoditetin e gjedhit, shpezëve, akuakulturës, qumështit, vezëve dhe mjaltit.
AUV ka marr pjesë aktive nga drejtoritë DSHP, LUV dhe DSHMK. të cilët kanë përgjegjësinë në aspektin planifikues, monitorues, analizave laboratorike dhe produkteve mjekësore veterinare. Përmes mësimeve intensive, diskutimeve, shkëmbimt përvojash me metodologji dhe instruksionin dhanë njohuri për punonjësit tani ne të gjitha fazat e implementimit. Bazuar në kapacitetet laboratorike ekzistuese dhe të planifikuara. Në fund ekspertja znj. Vratariç ka përgatitur konkluzionet dhe rekomandimet për t’i adresuar çështjet mbi mundësinë e aprovimit të Planit Mbetjeve nga Komisioni Evropian në afat sa me të shkurtër kohor.
Angazhimi i ekspertes ka zgjatur pesë ditë pune 20-24 shkurt.