Ju njoftojmë Sot me date 12.01.2013 ne pik kalimin kufitar Vermicë janë ndaluar dy automjete me targa të Shqipërisë të cilat ishin duke hyr ne Kosovë. Pas kontrollit është vërejtur se brenda tyre gjendet një sasi prej 170 kg peshk i freskët. Pas kontrollit nga Polica dhe Doganat është kërkuar qe verifikimin e plote të bej inspektori veterinar kufitar i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë pasi qe kemi të bëjmë me një produkt ushqimor qe i nënshtrohet kontrollit veterinar. Inspektori pas kontrollit të detajuar vendosi për asgjësim për shkak të mos plotësimit te kushteve te transportit adekuat, mungesës se certifikatës shëndetësore të produktit. Asgjësimit u krye ne prani te autoriteteve qe veprojnë ne kuadër te Menaxhimit te Integruar te Kufirit Policisë, Doganave dhe Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë. Nuk do te lejohet asnjëherë qe produktet qe tentojnë te futen ilegalisht ne Kosove, apo kur kemi te bëjmë me produktet ushqimore qe nuk i plotësojnë kushtet mbi sigurinë ushqimore. Asgjësimi është forma me e mirë për te pamundësuar qe një produkt i dyshimtë te rrezikoj jetën apo shëndetin e qytetareve