Asgjësohet alkooli i falsifikuar dhe kontrabanduar

Sot përfundoi aksioni dy ditor i asgjësimi të rreth 50 mijë litrave alkool i konfiskuar nga Policia dhe Doganat e Kosovës. Sasia e  ndaluar dhe sekuestruar është hasur ne një depo ne regjionin e Prishtinës.

Një sasi e alkoolit është futur ilegalisht ne territorin e Kosovës. Ndërsa pjesa tjetër është ndaluar sepse është prodhuar në mënyrë ilegale me tiketa false. Për të verifikuar mbi gjendjen shëndtsore të këtyre produkteve është ftuar inspektorati fitosanitar i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë i cili ne mungesë të dokumentacionit nxori vendim për asgjësim pasi qe nuk i plotëson kushte për tregtim dhe konsum.

Bashkëpunimi mes tri agjencive për ruajtjen e kufirit të cilat veprojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK) është duke treguar sukses ne parandalimin e tregtimit apo shitjes se gjitha mallrave që nuk i’u nënshtrohen kontrollit zyrtare që kryhet në pik kalimet kufitare nga  inspektoret e AUV-se.

Këto alkoole ne momentin e ndalimit nuk kanë poseduar dokumente përcjellëse për origjinën e tyre, certifikatën shëndetësore, importuesin e produktit, disa nga to nuk kanë pas dekleracion të produktit. Po ashtu pala ka tentuar të prodhojë lloje të ndryshme të pijeve alkalike me tiketa të falsifikuar dhe ne kushte të palejuara për prodhim. Produktet si të tilla konsiderohen të dyshimta dhe nuk lejohen për futjen në treg për konsum.

Alkooli si produkt i pa kontrolluar mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe vdekjeprurës për njerëz. Organet shtetërore për siguri publike do të veprojnë ne secilin rast kur tentohet të rrezikohet shëndeti i qytetareve të vendit.

Asgjësimi i kësaj sasie është realizuar ne depon e mbeturinave ne Mitrovicë nën mbikëqyrjen e zyrtareve te agjencive ne MIK.