Agjencitë qe veprojnë ne kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit( MIK) kanë ndaluar një ngarkesë me pije energjike pa dokumentacion të rregullt ku pas verifikimit qe i është bërë nga inspektorët fitosanitarë ka rezultuar qe kjo pije pa dokumentacion origjinal nuk është e sigurte për konsum dhe është nxjerr vendimi për asgjësim.
Sot me datë 19.12.2012 ne deponin e mbeturinave ne Mitrovicë ne prani të Inspektorëve të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, Policisë se Kosovës dhe Doganave të Kosovës është asgjësuar pija energjike me emrin ‘’Cocaine’’ ne sasi prej 15840 litra si e dyshimtë për konsum. Secili produkt qe nuk posedon dokumentacion qe garanton sigurinë e tije konsiderohet si i rrezikshëm për shëndetit e qytetareve dhe nuk lejohet për shitje ne tregun e brendshëm të Republikës se Kosovës. Qytetaret duhet ta ndjejnë veten të sigurt pasi qe të gjithë mekanizmat shtetëror janë duke punuar qe të pamundësojnë hyrjen në treg të çfarë do lloj produkti ushqimor qe eventualisht do ta rrezikonte jetën dhe shëndetin e tyre.