Sot në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës qëndroi Ambasadori Norvegjez, z. Jan Braathu, për tu njohur me punët dhe te arriturat në fushën e kontrollit ushqimor, fushën e Shëndeti dhe Mirëqenies se Kafshëve.
Dr. Valdet Gjinovci Kryeshef Ekzekutiv i AUV-së, njoftoi me aktivitete qe janë kryer dhe për planet qe ka institucioni ne te ardhmen. Për lehtësirat qe janë krijuar për bizneset ushqimore sa i përket aspektit administrativ, për rregulloret e reja të pakos higjienike të cilat ngërthejnë ne vete kritere te reja të kontrollit ushqimor dhe standarde me të larta të sigurisë të cilat janë të harmonizuara me ato të Bashkimit Evropian. Me tej Dr. Gjinovci dha edhe një përshkrim të situatës ipizotiologjike të gjendjes shëndetësore në kafshe. Me politikat e monitorimit të sëmundjeve infektive luftimin e tyre përmes fushatave të vaksinimit masiv dhe atij selektiv qe dalin nga planet nacionale.
Ambasadori Norvegjez ne Kosovë u shpreh i kënaqur me te arriturat e Agjencisë se Ushqimit, ku u diskutua mbi të arriturat deri me tani, bashkëpunimit dhe ndihmës qe ka dhënë shteti Norvegjez për Kosovën, po ashtu u diskutua mbi te mundësin e mbështetjes dhe përkrahjen se Agjencisë, përmes identifikimit të nevojave, gjetjes se mundësive reale për të arritur rezultate në ngritje të nivelit të sigurisë se ushqimit dhe mbrojtjes se shëndetit publik, ku synim është krijimi i marrëdhënieve dhe raporteve me Shtetin Norvegjez duke fituar mbështetje përmes projekteve të ndryshme ne fushën e sigurisë ushqimore drejt synimit të avancimit sa me te lartë të punës së këtij institucioni.
Ne te ardhmen do të shohim mundësin e mbështetjes përmes projekteve qe mund te ofrojnë autoritet e Shtetit Norvegjez për të fituar njohuri të praktikave të mira, qe mund të zbatohen ne vendin tonë.