Me datë 23.04.2013 Ambasadorja e Francës ne Kosovë Znj. Maryse DAVIET bashkë me shefen e misionit për shëndetësi Régine LOPEZ vizituan Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë ku u pritën nga Kryeshefi Ekzekutiv Dr. Valdet Gjinovci dhe Zëvendës Kryeshefi Ekzekutiv Naser Krasniqi.
Dr. Gjinovci i uroi mirëseardhje Ambasadores dhe falënderoi për vizitën.
Ambasadorja është njoftuar nga afër me misionin, detyrat dhe përgjegjësitë e Agjencisë, angazhimet e përditshëm për mbrojtjen e shëndetit publik te qytetareve dhe konsumatoreve te vendit përmes kontrollit te ushqimit dhe produkteve ushqimore, qoftë atyre nga importi qoftë atyre qe prodhohen nga prodhuesit vendor.
Po ashtu është njoftuar për mbështetjen e vazhdueshme e cila është duke u realizuar nga mekanizmat ndërkombëtar, ndihmën e vazhdueshme qe është duke dhen Komisioni Evropian, përmes zbatimit te projekteve te cilat lidhen me sigurinë e ushqimit, projekte pa te cilat nuk do te ishte e mundur përmirësimi, arritja e standardeve dhe përafrimi i legjislacionit qe lidhet me fushën e sigurisë ushqimore.