Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ,në seminarin e mbajtur me 28.06.2011, me operatorët e depove ftohëse,me përkrahje të IFC-së projekt ky I Bankës Botërore,prezentoi kriteret për aprovimin e depove ftohëse,të draftuara nga grupi punues I AUV-së në të cilin morën pjesë edhe shoqata e Prodhuesve,përpunuesve dhe importuesve të produkteve perms përfaqësuesit të tyre.
Mes tjerash në këtë seminarë u sjpeguan edhe aktivitetet të cilat do të ndërmeren lidhur me aprovimin e depove ,procedurat dhe veqori tjera lidhur me këtë aktivitet.
Për në fund,u prezantuan edhe detale nga standarded e sigurisë ushqimore,parimet e HACCP dhe koncepte të ndërlidhura me standarde.
Të gjithë operuesit me Depo Ftohëse,janë të obliguar(siç edhe u njoftuan gjatë seminarit)që të aplikojnë për aprovim në zyret e AUV-së (zyra 207 ) me anë të aplikacionit të publikuar në web faqe apo të kërkojnë aplikacionin po në këtë zyrë.
Kriteret janë të publikuara ,gjithashtu në këtë faqe ,me të cilat operatorët mund të orientohen paraprakisht me mbarëvajtjen e procedurave dhe kriteret të cilat janë të domosdoshme për aprovim.Aplikacionin mund ta shkarkoni këtu