Me datë 19.08.2012 e diele ne Fshatin Mushtishtë Komuna e Suharekës ka ndodhur ngordhja e gjashtë krerëve gjedhe dhe helmimi i disa te tjerave te cilat kanë qenë ne kullosat e fshatit. Me te njoftuar bariu i fshatit për rastin menjëherë kanë dal në vende ngjarje të gjitha organet shtetërore për intervenim emergjent ne rast për te ndërmarr masat e nevojshme për mjekimin e kafshëve dhe izolimin e zonës.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bashkë me organet lokale dhe praktikat veterinare kanë mjekuar kafshët qe nuk kanë ngordhur po ashtu kanë hulumtuar zonën për shkaqet e mundshme qe kanë quar deri të ngordhja. Janë marrë informatat nga bariu i cili ka qenë prezent kur ka ndodhur rasti për shenjat e para klinike dhe zonën se ku kanë qen duke kullotur para se të ngordhin dhe ne vendin e ngordhjes, është hulumtuar zona. Drejtoria për Shëndetin e Kafshëve e AUV-së bashkë me inspektorë veterinarë dhe praktikat veterinarë kanë marr mostrat nga kafshët e ngordhura dhe nga ato qe janë shëruar, po ashtu do merren mostra edhe nga barishtat ku kanë kullotur.
Këto mostra do të dërgohen ne laborator për analiza dhe varësisht nga rezultati i tyre do të dihen shkaqet e ngordhjes.
Sot me datë 20.08.2012 është bërë asgjësimi i kafshëve te ngordhura ne mënyrë profesionale nen mbikëqyrjen e inspektorit sanitar te AUV-së ku është bërë groposja ne përmasa e kërkuara dhe jashtë zonës se banuar e cila i ka plotësuar të gjitha kushtet sanitare për mos ndotje.
Nga ana e AUV-së është marrë vendim për të izoluar zonën e prekur dhe njoftuar fermerët për masat qe duhen ndërmarr për ti ikur çfarëdo rreziku te helmimit te mundshëm. Është ndaluar lëvizja e kafshëve brenda zonës ku kanë ndodhur ngordhjet, është ndaluar konsumimi i produkteve te kafshëve ne ato ferma prej të cilave kafshët kanë qen ne tufë bashkë me kafshët e ngordhura deri ne rezultatin e analizave dhe varësisht nga rezultati do të merren masat e nevojshme.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ne bashkëpunim me organet e Qeveris Lokale, Policinë e Kosovës dhe praktikat veterinare të kontraktuar nga AUV kanë intervenuar me kohë, gjendja është nen kontroll dhe nuk ka vend për shqetësim të qytetareve.