Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e përkushtuar në parandalim e përhapjes dhe luftimin e Pandemisë COVID-19

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes trupave inspektuese në koordinim me institucionet tjera  ka ndërmarrë të gjitha veprimet  e nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e përhapjes së virusit  COVID-19, bazuara në :

• LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS ( https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=30819 );

• VENDIMIN PËR MASA TE VEÇANTA   PËR MBROJTJEJE NGA PANDEMIA COVID-19. ( https://kryeministri-ks.net/wp-content/uploads/2020/11/Vendimi-i-mbledhjes-s%C3%AB-39-t%C3%AB-Qeveris%C3%AB-.pdf);

• MANUAL PËR MBROJTJE NGA PËRHAPJA E VIRUSIT COVID-19 ( https://msh.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/06/Manual-p%C3%ABr-parandalimin-dhe-luftimin-e-COVID19.pdf ).

Me shkallë ashpërsie që variojnë dhe kohëzgjatje të paparashikuar, epidemia COVID-19 është një emergjencë që nuk menaxhohet thjeshtë. Kjo epidemi përfshin sektorë shëndetësore dhe jo-shëndetësorë në të gjitha nivelet administrative ( lokale dhe qendrore), dhe lypset  bashkëpunimi i aktërve  të ndryshëm.

AUV me pranimin e inspektoreve të kontraktuara  nga Ministria e Shëndetësisë dhe Banka Botërore, si dhe në bashkëpunim me inspektorate tjera të nivelit lokal dhe qendrore, çdo herë në asistim të Policisë së Kosovës, kemi krijuar  ekipe të mira inspektuese, kompakte,  po veprojmë në çdo vend të territorit të Republikës së Kosovës, në  mbikqyrje të zbatueshmerisë së masave,  rekomandimeve që dalin nga institucionet shëndetësorë ( Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike), e që tash më janë të obligueshme në bazë të ligjit për Pandeminë COVID-19 , si dhe vendimeve të veçanta të Qeverisë.

Inspektoret e  kontraktuar nga Ministria e Shëndetësisë janë bashkuar trupës inspektuese të AUV-së, agjencia ka hartuar një strategji të veprimit dhe plane të punës për kontrollin e zbatimit të masave anti COVID-19, strategjia dhe plani i veprimit: “Strategji për Menaxhimin  e Pandemisë COVID-19, mund të gjeni në faqen elektronike të AUV-së. www.auv-ks.net, tek dritarja: Pandemia COVID-19.  Është bërë ndarja e grupeve dhe sistematizimi i inspektoreve në 6 ( gjashtë ) Zyre Regjionale. Inspektoret fillimisht  janë nënshtruar trajnimit teorik dhe praktik, tani janë duke vepruar pa ndërpre me dy orare të punës ( nga ora 08:00 e deri në ora 16:00, si dhe orari i pasdites nga ora 17:00 e deri në orët e vona të natës, sipas nevojës), 7 ditë në javë dhe ku do që paraqitet nevoja.

Plani i punës, aksionet e inspektimit dhe koordinimi ndërinstitucionalë udhëhiqet  nga Drejtori Ekzekutiv  i Agjencisë,  për implementimin e tije jenë të ngarkuar koordinatoret e zymtëve regjionale të AUV-së. Struktura organizative e AUV-së, në 6 zyre regjionale e ka lehtësuar punën  për sistematizim të inspektoreve, por edhe për bashkëpunim me nivele lokale të inspektoreve, në mbështetje nga Policia e Kosovës.

Për punën dhe aktivitetet e realizuar në menaxhim dhe mbikëqyrje të situatës me Pandeminë COVID-19, Drejtori Ekzekutiv mban takime të rregullta me koordinatoret e zyrave regjionale, te cilët për punën  e realizuar  hartojnë raporte të rregullta në baza ditore, javore dhe sipas kërkesës(aktivitet e realizuara tek dritarja: Pandemia COVID-19).

Drejtori Ekzekutiv i AUV-së është anëtarë i Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës Emergjente me COVID-19. Të gjitha rekomandimet qe dalin nga këto  takimet, çdo herë do jenë të përfshira në planin e veprimit nga Agjencia e Ushqimit  dhe Veterinarisë. Plani do jetë fleksibil varësisht nga lëvizja e situatës dhe rasteve në terr.