Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës nënshkruan marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës nënshkruan marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave ndërmjet dy institucioneve, me këtë marrëveshje, AUV dhe ASK obligohen që shkëmbimin e të dhënave ta bëjnë në mënyrë të rregullt dhe eliminohen procedurat burokratike të deritashme që vononin këtë proces.

Gjatë takimit, Drejtori i AUV-së, Bekim Hoxha, dhe Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati, diskutuan edhe për krijimin e një sistemi më të integruar në të ardhmën, ku shkëmbimi i të dhënave të jetë një obligim institucional, pa pasur nevojën e marrëveshjeve të veçanta dhe të dhënat të shkëmbehet në kohë reale.

Me respekt,
Zyra për Informim
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë