Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë gjegjësisht inspektorati veterinar ka asgjësuar 4500 kg produkte te ndryshme ushqimore me origjinë shtazore. Me kërkesën e biznesit i cili merret me import, ruajtjeje dhe shitje të produkteve ushqimore për kontroll të produkteve që u ka skaduar afati i përdorimit dhe disa produkteve te cilat nuk janë ruajtur ne kushte adekuate. Pas verifikimit të dokumentacionit dhe kontrollit të produkteve inspektoret kanë vendosur qe këto produkte me afat të skaduar dhe të cilat nuk janë mbajtur ne kushte adekuate te ruajtjes është vendosur asgjësimi i tyre ne mënyrë të kontrolluar për të ju shmangur mundësisë së daljes ne treg për shitje. Inspektoret e AUV-së në çdo formë dyshimi apo mos plotësimi të kushteve të sigurisë se produktit marrin masa konform ligjit për ushqim dhe rregulloreve mbi sigurinë e ushqimit për të ruajtur shëndetin e përgjithshëm publik.
Pas inspektimeve te shpeshta dhe këshillave të inspektoreve të AUV-së është ngritur vetëdijesimi i operatoreve të biznesit që merren me ushqim duke njoftuar ne për të gjitha dyshimet qe vërejnë në produktet e tyre. Kjo dëshmon se produkte qe po futën ne treg për konsum janë mirë të menaxhuara dhe dita ditës po ngritët siguria dhe cilësia e produkteve ushqimore. Ky duhet të jetë shembull për të gjithë operatoret e bizneseve të ushqimit se duhet veprojnë njëjtë për të ruajtur shëndetin e qytetareve tanë.