Në mesin e rreth 150 vendeve të botës, edhe Kosova sivjet e ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Ushqimit, e cila përkon me përvjetorin e themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë. Me rastin e shënimit të kësaj dite, ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci bashkë me kryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Valdet Gjinovci, kanë vizituar fabrikën e përpunimit të mishit “Feti”, në fshatin Gushtericë të Ulët të komunës së Graçanicës, ku u tha se investimet që janë duke u bërë në sektorin e bujqësisë, janë duke shtuar prodhimtarinë e shumë kulturave bujqësore dhe po avancojnë cilësinë e produkteve.
Ministri Stavileci, bëri të ditur se duke filluar nga viti i ardhshëm, do të fillojnë përkrahjen e drejtpërdrejtë edhe për sektorin e mishit. “Deri më tash kemi përkrahur vetëm prodhimtarinë e qumështit, që ndërlidhet me këtë sektor, por duke filluar nga viti i ardhshëm do të përkrahim edhe industrinë prodhuese dhe përpunuese të mishit dhe kjo besoj se do të jetë një mundësi e re për të gjithë prodhuesit e këtij sektori.
Në të njëjtën kohë, përmes kësaj përkrahje ne synojmë që të bëjmë edhe zëvendësimin e produkteve të importit me produkte vendore dhe besoj se edhe industria e mishit, në të cilën qëndrojmë më keq me prodhimtari, dalëngadalë do ta marr veten”, tha ministri Stavileci.
Valdet Gjinovci, kryeshef i AUV-ut, tha se industria e mishit “Feti” është njëra nga fabrikat, e cila është vlerësuar dhe kategorizuar në kategorinë e parë, që premton cilësi, premton siguri dhe mbi të gjitha është një fabrikë e cila, dita ditës, është duke përmirësuar dhe avancuar prodhimin.
Ndërsa, Ermira Shehu, menaxhere e prodhimit në industrinë e mishit “Feti”, ka premtuar për konsumatorët se, përveç produkteve që kanë tani, shumë shpejtë do të ofrojnë edhe produkte të reja, të cilat do të jenë janë unike.
Ministri Stavileci, dhe Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së Valdet Gjinovci gjatë po kësaj dite morën pjesë edhe në debatin publik me temën “Pse të brengosemi?” në kampusin e kolegjit “Universum”, ku tha se arsyeja pse bujqësia konsiderohet një prej sektorëve më të rëndësishëm në botë është raporti i zhdrejtë ose disproporcioni i potencialeve të saj për sigurimin e ushqimit me rritjen e vazhdueshme të numrit të popullsisë dhe zvogëlimin e sipërfaqeve të tokës së punueshme. Z. Gjinovci tha se.
Sistemi i sigurisë ushqimore ka për qëllim të vendosë bazat për sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe interesat e konsumatorit, kjo arrihet duke krijuar sistem te mirë te kontrollit ne tërë zinxhirin ushqimore duke kontrolluar produktet e importuara përmes inspektorëve kufitar dhe ato të prodhuara ne vend përmes inspektorëve te brendshëm regjional. Produktet përcillen deri ne tryezën e konsumatorit.
Falë kësaj kontrolle profesionale kemi arritur atë me te dëshiruarën ruajtjen e shëndetit te përgjithshëm publik ku për disa vite radhazi nuk kemi pasur asnjë helmim me ushqim. Në aspektin social, ne Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u jepmi të drejtën qytetarëve Kosovar të konsumojnë produkte po aq të sigurta sa edhe qytetarët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.