U nënshkrua Kodi Etik për Zyrtaret e Kufirit në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit

Sot me datë 12.10.2012 u nënshkrua Kodi etik për zyrtaret e kufirit nga tre drejtoret e agjencive qe veprojnë ne kufij Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe zëvendës ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme Z. Sasa Rasic njëherit edhe koordinator i Menaxhimit të Integruar të Kufirit.

Ministria e Punëve të Brendshme, si bartëse e procesit të zbatimit të Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për MIK 2012-2017, gjegjësisht Koordinatori Nacional për MIK në bashkërendim me  Bordin Ekzekutiv të MIK, të bindur se ngritja e vetëdijes publike dhe promovimi i vlerave etike janë të vlefshme si mjet për të parandaluar korrupsionin, nxjerr  Kodin  Etik për zyrtarët e kufirit, që në mënyrë shumë praktike dhe me kushte të qarta përcakton standardet e sjelljes që priten të manifestohen nga të gjithë zyrtarët kufitar. me këtë kod sznohet të lufohet korrupsioni  që përbën një kërcënim serioz për sundimin e ligjit dhe rrezikon stabilitetin e institucioneve demokratike dhe themelet morale të shoqërisë.

Bazuar në objektivat e Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për MIK 2012-2017, kriteret e parapara për liberalizimin e vizave të lëshuar nga BE, ku parashihet të hartohet dhe miratohet  Kodi Etik për zyrtarët kufitar, si subjekt i ligjit kombëtar. Te përkushtuar se te gjitha kriteret dhe obligimet  qe dalin nga Bashkimi Evropian do të plotësohen  me kohë, u nxjerr dhe nënshkrua ky dokument i kërkuar.

Menaxhimi i Integruar i Kufirit ka shënuar përparim të dukshme ne lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave  duke krijuar kufij të hapur dhe mirë të kontrolluar.