Pas rastit të ngordhjeve së gjedheve në kullosë në fshatin Mushtisht-Therandë, AUV, gjegjësisht drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve me t’u njoftuar me rastin kanë dalë në vendngjarje.
Janë marrë të gjitha masat dhe menjëherë është bërë intervenimi dhe menaxhimi i rastit, ku për diagnostikim të ngordhjes së kafshëve janë marrë mostrat për analizim. Kemi arritur t’a diagnostikojmë si: Helmim me Cianure.
Ky konkludim vjen pas një hulumtimi shumë të gjerë dhe kompleks ku është nevojitur të hulumtohet rasti në të gjitha detajet duke përfshi deklaratën e bariut i cili ka qenë prezent kur ka ndodhur rasti, në bazë të shenjave klinike, anamnezën, dhe hulumtimit të zonës përreth, ku kanë marr mostrat nga kafshët e ngordhura dhe nga ato që janë shëruar, po ashtu janë marr mostra edhe nga barishtat ku kanë kullotur kafshët. Mostrat janë dërguar në laboratorë brenda dhe jashtë vendit për analiza dhe nga rezultati i tyre konfirmohet se kemi të bëjmë me një helmim me Cianure.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kërkon ndjesë për vonesë të kthimit të përgjigjeje por ka qenë i pamundur diagnostifikimi më i shpejt për shkak se ka qenë një gamë e gjerë e analizave që është dashur të kryhen dhe këto kanë kërkuar kohë, pastaj disa nga to janë kryer jashtë vendit. Ne si autoritet, e konsiderojmë si punë të suksesshme pasiqë nga intervenimi e deri tek nxjerrja e konkluzioneve përfundimtare kemi qenë shumë profesional dhe korrekt duke marr të gjitha masat në kohën e duhur dhe kemi qëndruar në çdo kohë pranë fermerëve të prekur në rast.
Në këtë rast, në raport tregohen arsyet e ndodhjes të këtyre ngordhjeve:
1. Mostrat e gjakut të kafshëve të ngordhura dhe bimë nga ku kanë kullotur kafshët janë marrë dhe dërguar për analizë laboratorike në Mynhen-Gjermani (Institut Fur Pharmakologie, Toxiologie und Pharmazie). Në gjakun e kafshëve të ngordhura kërkimet në Cianure kanë rezultuar pozitive, njëherit pozitive në cianure kanë rezultuar edhe bimë të llojit Sorgum (Sorghum) që janë gjetur në kullosat ku kanë kullotur bagëtitë.
2. Shenjat klinike bazuar në raportin e veterinerit në momentin e ngordhjes së kafshëve dhe trajtimit të tyre, janë një tjetër tregues që bënë më të besueshëm konfirmimin e diagnozës, gjithashtu edhe ekzaminimi post mortum (pas ngordhjes) i kufomës së kafshës është një tregues i helmimit me cianure..
3. Mungesa e reshjeve të shiut (më shumë se 4 muaj pa reshje) e shoqëruar me temperatura të larta dhe të thatë ekstrem, ka bërë që këto bimë me përmbajte ciagjenike të trajtuara me parë edhe me plehra artificial dhe spërkatje e tyre me herbicide të rrisin përmbajtjen e cianureve dhe një eliminim të ngadalshëm të tyre.
Konkluzion: Pas reshjeve që kanë ndodhur në ditët e kaluara, tani kullosa e cila ka qenë nën ndalesë, lejohet për shfrytëzim për shkak të uljes së koncentrimit cianogjenike në bimët që gjenden në këtë zonë. Njëkohësisht qumështi që ka qenë i ndaluar për konsum nga kafshët e prekura nga helmimi dhe nga ato që kanë qenë në tufë, tani lejohet për konsum dhe është plotësisht i sigurt.