Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ne bashkëpunim me Doganat e Kosovës sot ka bërë asgjësimin e 26 tonë mish industrial i importuar nga Argjentina. Si fryt i bashkëpunimit të agjencive për kontrollin e kufirit është ndaluar dhe sekuestruar një maune me mish industrial qe përdoret për përpunim e cila gjatë verifikimit të dokumentacionit është vërejtur se ka mospërputhshmëri te etiketave te produktit me certifikatën shëndetësore. Menjëherë kjo ngarkesë është ndaluar dhe bllombuar deri ne verifikimin e plotë për sigurinë e këtij produkti. AUV bashkërisht me Doganat kanë kontaktuar me autoritetin e shteti te origjinës se produktit për të verifikuar origjinalitetin e certifikatës shëndetësore dhe informata tjera shtesë lidhur me cilësinë e këtij produkti. Pas marrjes se konfirmimit është vërtetuar se pala importuese ka bërë falsifikimin e dokumentacionit ku ka ofruar para organeve kompetente dokumente te rrejshme. Në këso raste kontaktohet vendi i origjinës se atij produkti i cili jep konfirmimin se produkti a i plotëson kriteret për konsum.
Meqenëse certifikata shëndetësore e produktit është e falsifikuar kjo sasi e mishit ne bazë te ligjeve ne fuqi dhe rregulloreve për siguri ne ushqim nuk e përmbush kriterin e ushqimit te sigurt si i tillë paraqet rrezik për shëndet të qytetareve dhe nuk lejohet përpunimi apo shitje ne treg, menjëherë bëhet asgjësimi.
Ne ruajtjen dhe ngritjen e shëndetit te përgjithshëm publik Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë siguron të gjithë qytetaret se ne asnjë mënyrë nuk lejon futje ne treg te produkteve ushqimore te dyshimta për të rrezikuar shëndetin e tyre .