Të gjitha produktet ushqimore qe janë zënë kontrabandë nga Policia dhe Doganat e Kosovës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bëri inspektimin e këtyre produkteve dhe konstatoi se këto produkte nuk mund të futen ne treg. Këto produkte kishin mungesa të dokumentacionit përcjellës te nevojshëm që dëshmon për cilësinë dhe sigurinë e produktit për konsum. Ndër mungesat që paraqiteshin mungonin certifikata e eksportit, certifikata shendetsore, etiketimi, kompania importuese e disa dokumente tjera. Sasia e asgjësuar ishte mbi 7 tonë, përfshiheshin 60 lloje të produkteve ku 44 lloje produkteve ishin me prejardhje bimore dhe 16 me prejardhje shtazore. Asgjësimi është kryer ne Deponin e Mbeturinave ne Mitrovicë nën mbykqyrjen e inspektorëve te AUV-se dhe për ta rritur transparencën e punës tonë kjo ngjarje është përcjell nga mediat tona
AUV garanton se asnjë produktit i cili ndalohet pa dokumentacion përcjellës nuk do të lejohet për futje ne treg për konsum sepse parësore për ne është mbrojtja e shëndetit te qytetareve të vendit.