Laboratori i Qumështit

Me posht e keni linkun e rezultateve te qumeshtit.

Linku i rezultateve të qumështit

Ky laborator është akredituar  nga ana e DAK –ut (Drejtoria e Akreditimit të Kosovës)  dhe riakredituar ne vitin 2018 .

Puna në Laboratorin e qumështit bëhet në bazë të PSO (procedurat standarde të operimit) për të gjitha metodat e cekura me lartë ,plotësimin  e formave të sistemit të cilësisë (FSC).

Kalibrimi i pajisjeve bëhet  me mostra referente  të parapara me Sistemin e Menaxhimit të cilësisë.

Ky laborator  është përgjegjës për testimin e qumështit të freskët ,  i cili merret në fermat e Kosovës , dhe sjellët në laborator ,  Qumështi duhet të jetë i freskët  i cili  është  marrë nga një apo  më tepër mjelje të rregullta të kafshëve të shëndosha dhe vjen  në laborator më epruvetat e përgatitura më konzervans .

Pajisjet të cilat përdoren për testim janë :

BactoScan ™ FC – është pajisje  e  cila  bënë  numërimin e kolonive  të bakterijeve në qumësht (CFU) dhe numrin individual të bakterijeve (IBC). Kjo   pajisje  punon sipas Teknologjisë së sistemit rrjedhës  (Cytometry Epifluorescente ), pajisja punon sipas  standardit   ISO  21187

MilkoScan FT 120–  është pajisje   cili bën matjen  parametrave fiziko-kimik.  Kjo pajisje punon  në principin e  Spektrofotometrisë  infra të kuqe ,pajisja punon sipas  standardit ISO 9622.

Fossomatic™ Minor – është pajisje  e  cila  bënë numërimin e qelizave somatike në qumësht.  Kjo pajisje punon  sipas Metodës Flour optics elektronike , pajisja punon sipas   standardit ISO  13366-2.

Lista e parametrave që testohen janë:
1. Numri i kolonive bakteriale
2. Numri i qelizave somatike
3. Yndyra,
4. Proteina
5. Laktoza
6. Materia e thatë jo  yndyrore
7. Totali i materies së thatë
8. Pika e ngrirjes
9. Densiteti dhe
10. Aciditeti

Në bazë të Udhëzimit Administrativ 20/2006 ” Për standardet e cilësisë dhe kategorizimi të qumështit te freskët” , Në këtë laborator bëhet edhe kategorizimi i mostrave të qumështit .

Tabela 1 Kategorizimi i Qumështit;

Lloji i qumështit

Kategorizimi

Numri I mikroorganizmava

Numri I qelizat somatike

Qumështi i lopës

Ekstra klasë

≤80.000

≤ 300.000

Klasa I

≤100.000

≤ 400.000

Klasa II 

≤300.000 ≤

≤500.000

Klasa III

≤500.000 ≤

≤750.000

Qumështi i deles dhe i dhisë

Ekstra klasë

≤1.300.00

 

Klasa I

≤1.500.00

 

Klasa II 

≤2.000.000

 

Klasa III

≥2000.000

 

Duke u bazuar në analizat laboratorike të kryera dhe kategorizimit të qumështit , fermerët marrin subvencionet nga Ministria e Bujqësisë , Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).