Patoanatomia dhe patohistologjia
Misioni i Sektorit të Patologjisë (SP) është që të sigurojë ne kohe optimale, rezultate të sakta anatomopatologjike,histopatologjike, imunohistokimike. Me kërkesë nga veterinerët dhe kur përmasat e problemit tregohen të tilla, patologu është në dispozicion për konsultim. Në çdo aktivitet, ne jemi të përkushtuar për njohjen, diagnostikimin, kontrollin e sëmundjeve te kafshëve.
SP është një pjesë integrale e protokollit diagnostik në LUV. Kafshët e ngordhura (Delet, dhite, shpendët) mbërrijnë për nekropsi, dhe pas shqyrtimit nga patologu, indet dërgohen edhe ne sektorët tjerë te LUV për testim të mëtejshëm. SP praktikisht është pjesa më e rëndësishme e diagnozës së përgjithshme në LUV, dhe merret me të gjitha aspektet e diagnozës laboratorike. Kjo pjese merret posaçërisht me rastet patologjike me rëndësi dhe interes.
Gjetjet patologjike me interes diagnostike kanë qenë:
1. Coenurosis- Cist (coenurus cerebralis) me mure te holle ne hemisferën e trurit te madh përfaqëson formën larvore te shiritit te qenit (dhe kanidëve te tjerë) Tenia multiceps.
2. Cisticercosis – Cistet (cisticercus tenuicollis) ne melqi përfaqësojnë formën larvore te shiritit te qenit (dhe kanidëve te tjerë) Tenia hydatigena.
3. Sarkocistoza-Parazitet e gjinise Sarcocystis brenda muskujve të ezofagut të dhisë.
4. Listerioza- mikroabscesi dhe infiltrimi perivaskulare në medulen e deles jep indikacion për formën neutrale të listeriozes. Përmes izolimit është konfirmuar bateria Listeria monocytogenes.
Dërgimi i mostrave në Laboratorin patologjisë
Me qellim që të kemi rezultate optimale anatomopatologjike dhe histopatologjike, është e domosdoshme marrja dhe dërgimi i mostrat në mënyrë te rregullt.
Mostrat që mund të dërgohen në Sektorin e Patologjisë janë: kafshët e ngordhura, kokat për testim ne tërbim, organet e freskëta dhe mostrat në formalinë.
Kafshët e ngordhura duhet të dorëzohen menjëherë për ekzaminim pas ngordhjes. Mos i ngrini kufomat për ekzaminim anatomopatologjik!
Mostrat e organeve te freskëta duhet të vendosen në qese plastike, ne te ftohtë dhe te transportohen në pako akulli. Mostrat për histopatologji duhet të vendosen në formalinë
Siç përshkruhet më poshtë.
Marrja dhe Ruajtja mostrave për ekzaminim Histopatologjik.
A. Marrja e mostrave:
1. Sigurohuni se mostra është reprezentative dhe përmban lezion te dukshëm.
2. Mostra duhet përveç lezionit te përfshije edhe indet normale në skajin e jashtëm.
3. Bëni prerje me një thikë të mprehtë ose bisturi. Mos përdorni gërshërë, se ato ndrydhin dhe deformojnë mostrën.
4. Përdorimi forcepsit te behet me kujdes për të mos deformuar mostrën.
5. Mostra nuk duhet të jetë mbi 0.5 deri 1 cm në trashësi ashtu qe të jete e mundur penetrimi adekuat i formalinës dhe mostra te fiksohet.
6. Madhësia e mostrës nuk është edhe aq të rëndësishme nëse fiksuesi është përdore ne sasi te mjaftueshme. Në përgjithësi, mostra nuk duhet të jetë mbi 3 cm katror.
7. Të jetë e sigurt se ju do të keni mostrën e nevojshme për të dorëzuar, mostra duhet përveç lezionit te përfshije edhe indet normale në skajin e jashtëm. Një mostër duhet të përfshij psh: bajame, tiroide – paratiroide, mushkëri, muskujt papilare te barkushe se majte, nyje limfatike bronkiale, mëlçi, veshke, shpretkë, pankreas, fshikëz urinare, stomak, zorrët, nyje limfatike mesenteriale.
B. Ruajtja e mostrave:
1. Përdorni formalinës së puferuar fosfatike10%.
Përgatitja e një litre të formalinës se puferuar fosfatike10%.
Formaldehid solucion (37-40%) 100 ml
Uje i distiluar 900 ml
Monobasic Sodium Phosphate 4.0 g
Dibasic Sodium Phosphate 6.5 g
2. Vendose 10 % farmalinën ne një ene e cila ka gjerësinë e grykës gati te barabartë me diametrin e vet. Kjo është e nevojshme për të lejuar heqjen e lehtë të indeve pasi ato janë fiksuar. .
3. Kur te vendosen mostrat në formalinë 10%, siguroj 10 vëllime të fiksuesit për secilin vëllim te indeve. Kjo do të sigurojë qe të gjitha sipërfaqet e indeve do të vijnë në kontakt me fiksuesin.
4. Indet për vlerësimin histopatologjik asnjëherë nuk duhet të jene te ngrira. Ngrirja dhe shkrirja prish qelizat dhe shkakton artefakte.
Tërbimi
SP diagnostikon tërbimin gjithashtu ndihmon në kontrollin e tërbimit dhe tërbimit silvatik.
Suksesi i vaksinimit oral te dhelprat kontrollohet përmes shënuesit te vaksinës ne eshtra.