Si praktikë qe aplikohet në vendet e BE-së edhe fermerët e Kosovës tani e tutje do të bëjnë vet lajmërimet dhe regjistrimet e kafshëve të tyre. Pas një pune të gjatë në rregullimin e sistemit të identifikim dhe regjistrim të kafshëve, punë e cila deri me tani kryhej nga praktikat private të kontraktuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Nga tani e tutje do të fillohet hap pas hapi të u jepet qasje fermerëve kryesisht atyre komercial për raportim të lindjeve matrikulimin e viçave në fermat e tyre nga vet fermerët dhe raportimin e të dhënave në data bazën e AUV-së (sektorit të I&R-së).
Tani që janë kryer të gjitha procedurat ligjore dhe administrative (PSO) gjatë vitit 2021 kemi filluar si pilot në pesë (5) ferma në komunat Gjakovë, Rahovec dhe Drenas. Fillimisht secili fermerë është ngarkuar me 20 matrikuj përmes sistemit të njëjtë siç është bërë me ambulancat/klinikat veterinare, duke përfshirë të gjitha përgjegjësit ligjore në rast të humbjes apo keqpërdorimit të matrikujve që matrikujt janë të destinuar vetëm për matrikulimin e viçave ne pronën e tyre. Fermerët janë informuar dhe trajnuar për mënyrën e drejt të matrikulimit të kafshëve duke e demonstruar edhe praktikisht.
Përmirësimi i gjendjes ne sektorin e blegtorisë përmes menaxhimit të të dhënave sidomos në sektorin e prodhimtarisë së qumështit – tek fermerët komercial, tani qe kanë filluar me rritjen e numrit të fermave kanë numër të madh të krerëve dhe prodhimtari të lartë. Shënimet me të dhënat e secilës kafshë mund të përditësohen në mënyrë të saktë dhe të rregullte nga vet ata. Kjo praktikë në vendet e Bashkimit Evropiane bëhet prej disa vitesh andaj si AUV e shohim si një hap drejtë përafrimit me standardet evropiane.
Gjatë vitit 2022 do të vazhdohet me zgjerimin e fermave të cilat do të bëjnë matrikullimin vet fermerët dhe raportimin e të dhënave në data bazën e AUV-së.