Nën organizmin e Drejtorisë se Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve të AUV-së, sot në ambientet e AUV-së u mbajt takimi trepalësh BE-AUV-OVK, ku është diskutuar në lidhje me projektin e financuar nga BE “Mbështetje për krijimin e programeve të mbikëqyrjes dhe kontrollit të sëmundjeve të kafshëve dhe përafrimin me kapitullin 12 të acquis (NEAR/PRN/2020/EA-RP/0009)”. Projekt ky i cili është duke u zhvilluar tani në Kosovë.
Sadik Heta, Drejtor i DSHMK-së njoftoi të pranishmit rreth përmbajtjes së projektit respektivisht si arsyeje e mbajtjes se takimit. Me objektivat e parë të këtij projekti që është edhe Plani Zhvillimor 5-vjeçar për Drejtorinë e Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve të AUV-it dhe identifikimi i nevojave për trajnimin dhe informimin me njohurit e reja për realizim të punëve nga ana e veterinarëve privat ne terren.
Udhëheqësi i projektit, Francesco Bonicelli, prezantoi pikat kyçe të projektit: 1. Forcimi i mekanizmave për mbikëqyrjen, kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve të kafshëve në Kosovë drejt arritjes se standardeve të BE-së dhe 2. Përgatitja e “udhërrëfyesit” për përafrimin e legjislacionit kombëtar me Kapitullin 12 të Acquis të BE-së për sigurinë ushqimore, veterinare dhe fitosanitare si dhe forcimi i kapaciteteve administrative në këto fusha.
Fillimisht do të bëhet vlerësimi i nevojave për trajnime qe do të kryhet përmes pyetësorit të hartuar, i cili do të plotësohet nga veterinarët privat. Qëllimi i pyetësorit është të vlerësojë nevojën për trajnime specifike të veterinerëve që janë kontraktuar nga AUV-ja për të kryer aktivitetet ne teren. Bazuar në përgjigjet e mbledhura, grupi punues (AUV-Projekti BE – OVK) do të hartojë programe specifike për trajnime të cilat do të përfshihen në planin 5-vjeçar të zhvillimit. I cili parasheh qe në fund të periudhës 5 vjeçare, AUVK duhet të jetë në gjendje të demonstrojë se veterinerët e kontraktuar janë në gjendje për të kryer shërbime publike veterinare dhe do jene në nivelin e kompetencës të barabartë me kolegët e tyre në shtetet anëtare të BE-së.