Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka arritur të përfitoj mbështetje nga Komisioni Evropian, për ndërtimin e pesë zyrave regjionale. Tani ka nisë gërmimi për nisjen e ndërtimit të zyrës se parë në Prizren, e cila zyrë do të shërbejë për të gjithë qytetaret dhe bizneset e këtij regjioni. Objekti fillimisht do të krijojë kushte me të mira punë për zyrtarët e AUV-së, pastaj do të jetë edhe një lehtësi për të gjithë ata qe marrin shërbime në AUV. Tani me transferimin e inspektorëve të komunave, konkretisht të komunave që janë pjesë e këtij regjioni, se shpejti do të vendosen në ketë objekt i cili do të ketë kushte të mira për punë
AUV është falënderuese për vazhdim të mbështetjes nga BE, ku edhe me projektin “Ndërtimi i pesë zyrave rajonale të Agjencisë Kosovare të Ushqimit dhe Veterinarisë” i cili do të mbikëqyret nga Zyra e Komisionit Evropian në Kosovë, qe kapë vlerën 2,526,056.37 euro. Rritë kapacitetin teknikë për shtim të rezultateve të punës për siguri ushqimore, shëndet të kafshëve dhe bimëve në Republikën e Kosovës.