Me datat 8, 9 dhe 10 Shtatorë 2025 në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë. U
organizua misioni, qe lidhet me delegimin e detyrave specifike zyrtare, me fokus të
veçantë në kontrollin e therjeve (kontrollin e kafshëve në thertore gjatë therjes). Kjo u
mundësua nga Komisioni Evropian përmes mekanizmit të tij TAIEX. Ekspertët e
angazhuar nga ky mekanizëm, ligjëruan përvojat e Kroacisë lidhur me kontrollet zyrtare,
delegimit të detyrave specifike, kriteret dhe procedurat e delegimit si dhe mundësitë dhe
benefitet për shëndetin publik, me theks në shëndet dhe mirëqenie të kafshëve në këtë
proces.
I gjithë misioni në diskutim ishte i orientuar bazuar në legjislacionin e BE-së dhe atë
nacional, lidhur me delegimin e detyrave specifike të kontrolleve zyrtare duke
përmbushur kërkesat e BE-së dhe rëndësinë e tyre. AUV si partner serioz në
mekanizma ndërkombëtarë në vazhdimësi është duke përfituar mbështetje në avancim
të zbatimit të praktikave të reja të kontrolleve zyrtare. Të cilat gjithmonë janë në shërbim
të ngritjes se vazhdueshme të sigurisë ushqimore në vend.