Fitosanitar

Sektori Fitosanitar vepron ne kuadër te Drejtoratit te AUVit i cili në kuadër të kompetencave të tij është përgjegjës për implementimin e bazës ligjore qe ka te bej me shëndetin bimorë, Mbrojtjen e Bimëve  përmes kryerjes se kontrolleve zyrtare qëllimi i te cilave është ndërmarrja e masave qe kane për qellim masat parandaluese te hyrjes, vendosjes dhe përhapjes se sëmundjeve dhe dëmtuesve karantinë ne bime dhe produkte bimore ne territorin e Republikës se Kosovës.
 
Sektori Fitosanitar bën implementimin e 10 ligjeve dhe me tepër se 30 udhëzimeve administrative .

Organizimi i kontrollit dhe mbikëqyrjes Fitosanitare me qellim te zbulimit te hershëm të hyrjes së organizmave të dëmshëm

Sigurimi i kontrollit fitosanitar të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera të rregulluara në nivel kombëtar, si dhe të cilat importohen, eksportohen dhe kalojnë transit;

kontrollin zyrtar te Produkteve për mbrojtjen e bimëve, tregtimin, ruajtjen, etiketimin,ripaketimin dhe kontrollin e përdorimit;

Kontrollin zyrtar te farërave, materialit fidanor dhe plehrave artificiale

Ne kuadër te kompetencave te tije bën ndërmarrjen e masave Fitosanitar konform situatave te paraqitura ne mbështetje te bazës ligjore.

Lëshimi i dokumenteve Fitosanitar: certifikatat Fitosanitar të eksportit dhe ri eksportit, certifikatat Fitosanitar për lëvizjen e bimëve ne territorin e Republikës se Kosovës.

Kontrollimi i bimëve dhe produkteve bimore që i nënshtrohen kontrollit Fitosanitar;

Inspektimi i barnatoreve bujqësore

Inspektimi i tregtuesve me material fidanore

Inspektimi i mullinjve dhe depove te drithërave,furrave dhe fabrikave të bukës

Inspektimi fushor i prodhimit të farës

Inspektimi i prodhuesve dhe tregtuesve të pijeve alkoolike dhe jo-alkoolike

Inspektimi i Depove Barnatoreve të pesticideve

Inspektimi i depove të plehrave artificiale dhe farëra si dhe tregtuesve ushqimor